Kujtim Gashi emërohet nënkryetar i Prizrenit

Kujtim Gashi është emëruar nënkryetar i Komunës së Prizrenit.

Kujtim Gashi është nënkryetar i degës së PDK-së në Prizren, anëtar i Kryesisë Qëndrore dhe ka qenë Shef i Shtabit zgjedhor në zgjedhjet e fundit lokale.

Gashi ka mbajtur pozita të rëndësishme në nivel qëndror dhe lokal, ka përvojë politike mbi 20 vjeçare.

 

Ai ka qenë dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Postimi I Gashit

Sot ndihem shumë i nderuar pas emërimit Nënkryetar i Komunës së Prizrenit.

Pas një rrugëtimi shumë të gjatë, me shumë punë, sfida, sakrifica të cilin rrugëtim e kurorëzuam me fitore, tashmë bashkë me kryetarin Shaqir Totaj do punojmë për qeverisjen e drejtë dhe dinjitoze për Prizrenin.

Falenderoj kryetarin Shaqir Totaj për besimin dhe vlerësimin!

Dalshim faqebardhë!

/Gazeta Blic/

Zbritje të reja të çmimeve në Deppo Market

Më Shumë

Lirisë i duhet vetëm fitorja për “playoff”-in e Superligës

Liria do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit në javën e fundit të Raiffeisen Liga e Parë, ku në Ferizaj përballet me...

LVV-ja në Prizren mban tubim me gra dhe vajza

Lëvizja Vetëvendosje - Qendra në Prizren ka organizuar një tubim me gra dhe vajza, ku morën pjesë përfaqësuese dhe kandidatë të kësaj partie. Në këtë...

Lajmet e Fundit