2.8 C
Prizren
E martë, 20 Janar, 2026

Kujtim Gashi: Kallëzimi penal i Kadollit, joprofesional

Kryesusi i Kuvenit të Prizrenit, Kujtim Gashi e quan joprofesionale kallëzimin penal të avokatit, Ilaz Kaolli.

Ai, thotë se nuk është bërë kurrëfarë shkelje ligjore në rastin e iniciativës për ndërtimin e xhamisë në Kalanë e Prizrenit.

“Kuvendi i Komunës dhe as kryetari nuk kanë marrë asnjë vendim se i përket çështjes në fjalë”, tha Gashi për PrizrenPress.

Avokati Ilaz Kadolli, ka bërë Kallëzim penal kundër kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe kryesuesit të Kuvendit, Kujtim Gashi.

Kadolli, akuzon Mujën dhe Gashin, se kundërligjshëm kanë vepruar në rastin e iniciativës për ndërtimin e xhamisë në Kalanë e Prizrenit.

“Ajo që figuron në kallëzimin penal ka të bëjë me një iniciativë të qytetarëve të Prizrenit për ta bërë një peticion që Kuvendi ta shqyrtojë kërkesën me çka së bashku kemi vendosur që të bëjmë një seancë dhe ta shqyrtojmë këtë peticion”.

“Gjatë seancës kemi nxjerrë deklarata që ka të bëjnë me dy paragrafe ku i bëjmë thirrje Ministrisë së Kulturës që ta shqyrtojë peticionin”.
Gashi ka thënë që nuk është marrë asnjë vendim nga ana e tyre vetëm është bërë një deklaratë.

“Nuk kemi bërë asnjë veprim ne thjesht e kemi shqyrtuar me 31 mijë nënshkrime të qytetarëve”.

“E kemi kryer punën tonë dhe do të mbështesim Ministrinë e Kulturës që ta merr vendimin e plotë”, tha Gashi

Ai tha se Komuna e Prizrenit, dhe Kuvendi i Komunës janë të kujdesshëm dhe shumë të përgjegjshëm për t’i trajtuar kërkesat dhe peticionet e qytetarëve tanë, në çdo kohë kur na drejtohen. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Betohen katër anëtarët e rinj të Kuvendit të Prizrenit

Në seancën e parë të rregullt të Kuvendit Komunal të Prizrenit, kanë dhënë betimin katër kuvendarë të rinj: Daut Panikaj, Sulltan Badalli, Trëndelina Kastrati...

500 euro të dyshuara si të falsifikuara, deponohen në një bankë në Prizren

Një shumë prej 500 eurosh që dyshohet se është e falsifikuar është sekuestruar në Prizren, pasi është deponuar në një bankë. Policia po heton rastin. Kliko...

Lajmet e Fundit