Kujtim Gashi në mesin e kandidatëve më të votuar në PDK

Kosova mbajti zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare më 14 shkurt, proces që u vlerësua lartë për mbarëvajtjen e votimit si njëra nga zgjedhjet më të rregullta të mbajtura në historinë parlamentare të Kosovës, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Partia Demokratike e Kosovës arriti të marrë në këto zgjedhje mbi 17% të votave duke siguruar rreth 20 mandate në Kuvendin e Kosovës, duke mos përfshirë votat me postë dhe ato me kusht që ende nuk janë numëruar.

Gazeta Online Veriu.info mëson nga burimet e saj brenda KQZ se kandidatët më të votuar të PDK-së në këto zgjedhje parlamentare në nivel vendi janë: Enver Hoxhaj, Bedri Hamza, Uran Ismaili, Elmi Recica, Mërgim Lushtaku, Ferat Shala, Bekim Haxhiu, Kujtim Gashi, Memli Krasniqi, Eliza Hoxha, Blerta Deliu dhe Evgjeni Thaçi.

Kjo renditje është bërë në bazë të numrit të votave që ka marrë secili kandidat.

Lista vazhdon me deputetët tjerë që kanë siguruar votat për të qenë pjesë e legjislaturës së tetë të organit më të lartë legjislativ në vend./Veriu.info/

Më Shumë

Theren me thikë dy 19-vjeçarë në Prizren

Janë therur me thikë dy persona të moshës rreth 19-vjeçare në Prizren.   Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka njoftuar se njëri pacient ka paraqitur disa...

Pas promovimit të Bajraktarit, FC Prizreni konfirmon edhe Azem Islamin në projektin me talentet vendore

FC Prizreni po vazhdon të konkretizojë projektin e ndërtimit të skuadrës mbi bazën e futbollistëve të dalë nga akademia e klubit. Pas promovimit të...

Lajmet e Fundit