Kryeziu: Në krye ishin njerëz për faqe të zezë, gëzojeni këtë përvjetor me një kthesë të mbarë

Ish-deputeti dhe veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziu ka uruar për përvjetorin e trembëdhjetë të shpalljes së pavarësisë. Këtë urim ai e ka përcjellë me mesazhe politike.

Kryeziu ka thënë se ky përvjetor ka ardhur me një kthesë të fortë, “një kthesë të mbarë”.

Ai ka shkruar se si asnjëherë më parë, reagimi i votuesve erdhi për ndryshim, shkruan Gazeta Express.

Hamiti thotë se po të ishte Rugova gjallë, Thaçi nuk do ta shpallte Pavarësinë
“Të nderuara mikesha, të nderuar miq,

Ta gëzoni këtë përvjetor! Erdhi me një kthesë të fortë, me një kthesë të mbarë. Asnjëherë nuk u pa një reagim aq i gjerë i votuesve për ndryshim.
Para nja dy vjetësh shkrova një koment ku ankohesha pa ngushëllim se edhe rrjeti i organizimit partiak është kontaminuar i tëri. Nuk më shkonte mendja si mund të shërohej”, ka shkruar Kryziu.

Ai ka thënë se në krye të shtetit kishte njerëz “që nuk ishin të interesuar të zgjidhnin probleme, por si të shmangeshin e si të shtoheshin”.

“Ja, pra!
Nuk ka njeri, sado modest nga fiqiri, që të mos e ketë parë, madje që nga fillimi, se erdhën në krye njerëz që nuk ishin të interesuar të zgjidhnin probleme, por si të shmangeshin e si të shtoheshin. Ishte një turp e faqe e zezë. Lërini të qetë në ligësinë e tyre!” Përpara, Kosovë! Urime!”, ka shkruar Kryeziu.

Më Shumë

Drilon Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për sezonin e ri

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Drilon Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka vlerësuar lart kontributin e tij,...

Theren me thikë dy 19-vjeçarë në Prizren

Janë therur me thikë dy persona të moshës rreth 19-vjeçare në Prizren.   Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka njoftuar se njëri pacient ka paraqitur disa...

Lajmet e Fundit