7.4 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Kujtim Gashi: Programi i Rimëkëmbjes parasheh rritjen e buxhetit për kulturë

Ish -ministri i Kulturës dhe kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Kujtim Gashi, ka shpalosur programin për kulturë të PDK-ës.

Gashi është shprehur se gjatë mandatit të tij dy vjeçar si ministër i kulturës, në mesin e shumë vendimeve të rëndësishme, ishte edhe vendimi për gradimin e krijuesve, performuesve dhe punëtorëve të trashëgimisë kulturore, përkatësisht ngritja e pagave për më shumë se 50%.

Ai poashtu ka shpalosur programin e Rimëkëmbjes të PDK-ës, ku parashihet rritja e buxhetit për kulturën si dhe avancimi i kornizës ligjore në mënyrë që skena e pavarur kulturore të ketë rol më të madh në politikat kulturore.

 

 

Më Shumë

Ndahet nga jeta arkeologu Luan Koçbashliu

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të arkeologut të shquar, Luan Koçbashliu. Në telegramin e ngushëllimit drejtuar...

Kapet me drogë në Morinë 33-vjeçari nga Prizreni

Policia e Shtetit ka njoftuar se në Pikën Kufitare të Morinës është arrestuar një shtetas nga Prizren, i dyshuar për tentativë të trafikimit të...

Lajmet e Fundit