14 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Kukës: 21 vjeçari kapet duke transportuar emigrantë drejt Kosovës të “paketuar” në bagazh (VIDEO)

Policia e Shqipërisë e ka arrestuar në Kukës një 21 vjeçar me incialet A,Gj, pasi që u kap duke bartur emigrantë.

Dy emigrantët u gjetën në bagazhin e veturës “Hyndai”, dhe po transportoheshin për ta kaluar ilegalisht kufirin me Kosovën.

Njoftimi i plotë i policisë:

Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në flagrancë 1 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës kanë vijuar kontrollet në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë emigrantëve të paligjshëm, për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së.

Si rezultat i kontrolleve u arrestua në flagrancë shtetasi A. Gj., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me një automjet tip “Honday”, emigrantë të paligjshëm, që të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

”.

Më Shumë

Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Mustafë Gashi nga Suhareka

Ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mustafë Gashi nga Suhareka. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët...

Qeveria merr vendim për pagën e 13-të

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për marrjen e pagës së 13-të për punëtorët e sektorit publik. Në mbledhjen e qeverisë, u veçua puna e...

Lajmet e Fundit