12.7 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Kuksianët bllokojnë rrugën në Morinë, kërkojnë të mos zbatohet vendimi me tre doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë

Një numër qytetarësh kanë tentuar që të bllokojnë rrugën në Morinë.

Situata është tensionuar për shkak të rregullave të rrepta kundër COVID-19 që Kosova ka aplikuar së fundmi në kufij.Qytetarët kërkojnë heqjen e masave kufizuese pasi tashmë për futur në vendin fqinj duhen tre doza të vaksinës ose dy doza dhe një test negativ PCR.

Nga pamjet e siguruara nga ABC News në kufi, duket një prezencë e shtuar e forcave policore të cilët tentojnë të negociojnë me qytetarët që kanë bllokuar rrugën.

“Herën e parë me një vaksinë, herën e dytë me dy, herën e tretë me tre. Ndërkohë që vaksina e tretë bëhet gjashtë muaj. Ka afat kohor 6 mujor”, shprehet një qytetar i revoltuar.

Të shumta kanë qenë reagimet pasi Kosova njoftoi masat e reja anti-COVID-19 nga qytetarë por edhe nga shtete fqinje si Maqedonia e Veriut e cila kërkoi rikthim të masave paraprake. /Telegrafi/

Më Shumë

Vjosa Duraj emërohet Drejtoreshë e Tatimit në Pronë në Prizren

Ekipit të ekzekutivit në Komunën e Prizrenit i është bashkuar Vjosa Duraj, në pozitën e Drejtoreshës së Tatimit në Pronë. Lajmin e ka bërë të...

Totaj për përfshirjen e Limajt në listën e PDK-së: Nuk është çështje personale e imja, vendos kryesia

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj para fillimit të mbledhjes së kryesisë së kësaj partie ka deklaruar se nuk e ka pare agjendën se çka...

Lajmet e Fundit