8.8 C
Prizren
E hënë, 16 Maj, 2022

Mediumet ndërkombëtare shkruajnë për suksesin historik të Kiana Kryeziut

Kualifikimi historik i Kiana Kryeziut në Lojërat Olimpike ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.

Gjiganti mediatik, The Washington Post i ka kushtuar një artikull skitares tonë, duke treguar rëndësinë që ka kualifikimi për Kosovën dhe natyrisht për karrierën e saj edhe pse intervista është e realizuar për Associated Press – një tjetër medium i madh.

Gara në sllallomin gjigant në Lojërat Olimpike të Pekinit do të jetë një hap gjigant për 17-vjeçaren Kiana Kryeziu dhe vendin e saj, Kosovën.

Kryeziu është sportistja e parë nga Kosova në Lojërat Dimërore pasi ka përmbushur standardin kualifikues gjatë garave të zhvilluara në Itali.

“Me të vërtetë nuk e prisja që do të ndodhte kaq herët”, ka thënë Kryeziu për Associated Press. “Ishte një nga synimet e mia më të mëdha. Ishte një nga ëndrrat e mia dhe tani gjithçka po bëhet realitet”.

Jo se ka qenë e lehtë, deklaroi ajo, me shumë stërvitje të vështira, si dhe gjetjen e parave për një sport të shtrenjtë.

Kryeziu mbështetjen e saj kryesore financiare e ka pasur nga sponsorët, por është mirënjohëse edhe për ndihmën e federatës së skijimit të Kosovës, Komitetit Olimpik dhe ministrisë së sportit.

Po aq e rëndësishme, “vetëm një telefonatë larg” ishte mbështetja e babait dhe trajnerit të saj.

“Pjesëmarrja e saj në Olimpiadë është arritja më e madhe dhe, kushedi, çdo rezultat i mirë (është i mundur)”, potencoi trajneri i saj, Agim Pupovci.

Visar Kryeziu, babai i Kryeziut, deklaroi se arritja e saj në realizimin e Lojërave Olimpike “na tronditi ne, si dhe gjithë kombin”.

Kryeziu ka filluar të garojë si skiator rreth moshës 10 apo 11 vjeçare.

“Dhe pastaj bie në dashuri me të”, bëri të ditur Kryeziu, duke e quajtur atë “pasion dhe lumturi” që atëherë.

Babai i saj, i cili është një fotograf me Associated Press, e pa potencialin.

“E pashë që nëse investoja 10 për qind të kohës për të, kthimi ishte 110%”, shtoi më tej Visar Kryeziu. “Sekreti pas tij është shumë punë, shumë përkushtim, pasioni për sportin dhe përkushtimi”.

Stërvitjet e saj mbaruan buxhetin e familjes, por mbështetja financiare nga sponsorët e lejoi atë të stërvitej në Austri dhe Itali vitin e kaluar.

Ambicia e Kryeziut është që në Pekin të përfundojë jo më shumë se 10 sekonda prapa fituesit. Lojërat Olimpike fillojnë më 4 shkurt.

Adoleshentja tha se qau kur Majlinda Kelmendi (Rio de Zhaneiro 2016) dhe Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi (Tokio 2020) fituan medaljet e arta olimpike në xhudo për Kosovën.

Kosova u bë anëtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në vitin 2014.

Pas konfliktit të viteve 1998-99 që vrau rreth 13,000 njerëz dhe përfundoi pasi NATO bombardoi Serbinë për të ndaluar goditjen e saj ndaj shqiptarëve etnikë separatistë, Kosova fillimisht u qeveris nga Kombet e Bashkuara dhe në vitin 2008 shpalli pavarësinë. Nuk njihet nga Serbia.

Kryeziu është në vitin e fundit të shkollës së mesme.

“Të bësh zhonglim me shkollën, sportin, jetën familjare dhe shoqërore është shumë e vështirë”, shton më tej ajo, por “duket se kam arritur të gjej ekuilibrin e përsosur”, përfundon intervista e saj për AP.

Më Shumë

“Je e mirë me t’pre në fyt”, prizrenasi tmerron bashkëshorten, e kërcënon me prerje në fyt

Një rast mjaft i frikshëm i dhunës në familje ka ndodhur në Prizren, ku viktimë si në shumicën e rasteve rezulton të jetë një...

Qeveria miraton nismën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Qeveria e Kosovës në një mbledhje të jashtëzakonshme ka miratuar nismën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Vendimi i miratuar sot obligon Ministrinë...

Thyhet dera e banesës, gjendet i vdekur burri në Prizren

Policia është njoftuar nga qytetarët për një erë që kundërmonte në një objekt banesor në Prizren. Kur në vendin e ngjarjes kanë dale njësitet...

Duda Balje, vizitë pune në Shkup

eputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje dhe njëherit kryetare e Bashkimit Socialdemokrat, qëndroi sot për vizitë pune në Komunën e Çairit, në Shkup. Në...

Suharekasi me fat, për një ditë dorëzon vizën në ambasadë dhe martohet

Dita e martesës për të gjithë mbetet e paharruar. E tillë do të mbetet edhe për Albion Gashin nga Komuna e Suharekës. Por jo...

Mësimdhënësit nesër në grevë, Jasharaj: Paralajmërim për veprime më të rënda sindikale

Mësimdhënësit në të gjithë vendin nesër do të hyjnë në grevë njëorëshe. Nën organizimin e SBASHK-ut çerdhet do të jenë në grevë nga ora...

Katër futbollistë pritet të largohen nga Ballkani

Skuadra e Ballkanit ka arritur sukses historik duke e fituar titull e kampionit në Superligën e Kosovës. Mirëpo nga kjo skuadër në afatin kalimtar të...

Malisheva fiton nga Gjilani po mbetet në pozitë që e largon nga Superliga

Malisheva ka realizuar fitore nga Gjilani, në ndeshjen e sotme, në kuadër të Javës së parafundit të Superligës. Rezultati përfundimtar ka qenë 3-4. Sobowale dhe Berisha...

Arsenali e ka prioritet transferimin e Gabriel Jesus

Gabriel Jesus pritet të jetë ndër futbollistët e parë që do të largohet nga Manchester City gjatë afatit kalimtar veror. Ardhja e Erling Haaland i...

Sonte nata e parë gjysmëfinale e Eurovision, Ronela Hajati performon e para

Sonte mbahet nata e parë gjysmëfinale e festivalit evropian, “Eurovision Song Contest 2022”. Ronela Hajati do ta përfaqësojë Shqipërinë këtë vit me këngën “Sekret” dhe...

S’ishte parë tri ditë nga fqinjët dhe banesa po i kundërmonte erë, gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete të shtunën në Prizren pasi fqinjët e tij kanë raportuar se ai nuk është parë për tre...

Konflikt familjar: Motra ther me thikë kuzhine motrën në Prizren

Rastet e dhunës në familje nuk janë të rralla, ku në shumicën prej tyre viktima janë gratë. Por ngjarje të tilla, që shpesh përfundojnë...

“Ma ke shkatërru jetën, kam me t’vra”, pacienti kërcënon mjekun në Rahovec

Kërcënimet ndaj personave zyrtarë dhe profesionistëve shëndetësorë, janë një fenomen në rritje në vendin tonë. Vetëm në muajt e fundit janë raportuar raste të ndryshme...

Sot mbahen homazhe dhe mbledhje përkujtimore për legjendën e boksit, Xhevdet Peci

Sot mbahen homazhe dhe mbledhje përkujtimore për legjendën e boksit, Xhevdet Peci Sot do të mbahen homazhet dhe mbledhja përkujtimore për ta nderuar legjendën e...

Si të dalësh i fituar në çdo debat, sipas metodës së Gandit

Jeta e Mahatma Gandit është plot me histori dhe anekdota rreth konfrontimeve që përfundojnë duke çliruar doza të mëdha mençurie. Në fakt, ky njeri mori...

Sot organizohet vizitë në shtëpinë muze të Ukshin Hotit

Komuna e Rahovecit ka njoftuar se me rastin e 23-vjetorit të zhdukjes së profesorit, politologut dhe luftëtarit të paepur të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti,...

Lajmet e Fundit