2.3 C
Prizren
E premte, 2 Janar, 2026

Kaçinari, mjeshtri i vlerave të muzikës shqipe

Emri i tij prej kompozitori ka bashkëshoqëruar qindra krijime muzikore. Për nëntëmbëdhjetë vjet me radhë ka qenë dirigjent i korit “Colegium Cantorum” të Prishtinës. I lindur në Prizren, përfaqësues i brezit të ri të muzikantëve të shkolluar, Gjergj Kaçinari ka sprovuar dhuntinë e tij krijuese në kompozime të muzikës së lehtë, asaj popullore, korale dhe për fëmijë.

Të premten paradite është bërë e ditur për ndarjen nga jeta të kompozitorit të mirënjohur. Ka qenë e bija e tij, Klorinda Kaçinari, ajo që e ka dhënë lajmin e pikëllueshëm. Ai ishte 72-vjeçar, shkruan sot Koha Ditore.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se me datën 26 dhjetor 2019, kaloi në amshim bashkëshorti, tata dhe gjyshi jonë i dashur Gjergj Kaçinari”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në Facebook.

Kolegë, miq e dashamirë kanë përkujtuar Kaçinarin për vlerat e tij krijuese përderisa është përmendur vendi i tij i veçantë në muzikën shqipe. Shumë prej tyre kanë përmendur origjinalitetin e këngëve të kompozuara prej tij si “Arabela”, “Syri yt ai qiell me shi”, “Sa fort të dashuroj”, “Këngë gishtore”, “Nëna më ka ble një kukull”, “Lules sime”, e të tjera.

Në faqen e tij zyrtare në Facebook, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka vlerësuar punën dhe krijimtarinë artistike të Kaçinarit.

Më Shumë

Prizreni e nis vitin 2026 me lindjen e foshnjës së parë mashkull

Në minutat e para të vitit 2026, në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka ardhur në jetë foshnja e parë...

Incidenti në Suharekë: Votën e fotografoi dhe e postoi në rrjete sociale, intervistohet nga policia

Dita e zgjedhjeve ka qenë përgjithësisht e qetë, por që janë shënuar disa incidente. Sipas raportit 24 orësh të policisë, një prej tyre ka ndodhur...

Lajmet e Fundit