4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Kundraxhiu fyen Gjergj Kastriotin!

Agim MuhaxheriAgim Muhaxheri

Trefërtalët me mjekra të tarikateve marrin guximin, e “rrehin shpulla gojës” Skënderbeun, të cilin e quajnë “qafir”? Kush ua ka dhënë këtë edukatë t’i fyejnë heronjtë tanë kombëtarë? Arbeni (Berisha) mori rolin e sulmuesit, ndërsa Jetoni (Vërbani) sajoi videoincizimin. Një i paturpshëm vjet pshurri te përmendorja e Skënderbeut në Prishtinë! Imami i xhamisë, dr. Shefqet Krasniqi e pati quajtur nobelistën Nënë Terezën prostitutë. Këta tipa s’kanë faj, ka faj pushteti që nuk i kap për veshi në bazë të ligjit, e t’i çojë në bodrum…

Aventura, loja e turpshme, u kushtoi shtrenjtë. Përfunduan brenda grilave, të martën, njëri në rolin e sulmuesit e tjetri si sajues i një videoincizimi. Kjo raketë, siç dihet shpërtheu në “Youtube” për të cilën ngjarje të (pa)zakontë shkruan portalet tona. Brenda grilave mbahen Jeton Vërbani, 40 vjeç dhe Arben Berisha, 37 vjeç nga Kaçaniku.

Prokurori i ka hapur hetimet. Këta dyshohen të kenë kryer veprën penale -Nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor apo fetar” (neni 147).

Videoincizimi shokues ka të bëjë me përdhosjen e bustit të Skënderbeut. Ky bust gjendet në oborrin e gjimnazit në Kaçanik, që mban emrin e këtij heroi.

Videoincizimi ishte shokues. Aty shihet Arbeni me mjekër të tarikateve duke e “rrahur shpulla gojës” Skënderbeun, të cilin e ka quajtur “qafir”. Qafir do të thotë: Ai që është i pafe. Bëri ai monolog, apo dialog, “foli me Skënderbeun”?!

Kur dikush bën ndonjë vepër të turpshme, dhe qytetarët ndihen të fyer, jo rastësisht nuk thuhet në popull: “Ma mirë me t’dal syni, se zani”. Një mik imi nga Osllo e Norvegjisë më shkruan në Facebook: Ore ky vend, Kaçaniku, është bërë i rrezikshëm për flliqësi…”. Miku tjetër, që rron në Kaçanik, shprehu opinionin e tij: Po ta kishte bërë këtë akt edhe vëllai im, që ma ka ba nana, nuk do t’ia falja këtë mëkat”.

I kishin të ndara rolet. Në rolin kryesor – Arbeni, kundraxhiu. Ndërkaq, Jetoni kreu vetëm punë teknike, bëri incizimin e kësaj shfaqjeje të turpshme.

Busti është i metaltë, “nuk ka gojë, nuk flet”. Nuk qan, nëse i bie shuplakë… Në të vërtetë, Arbeni ato “potpuri shuplakash” ia dha qytetarëve të Kaçanikut. Deshi t’u thotë: “Shuni, mos bani za, se ju rrehi…”.

Përse i hynë kësaj aventure? Cili ishte qëllimi? Mbase qëllimin, këta të pandehur do t’ua rrëfejnë jo vetëm prokurorit, por edhe gjykatësve.
Neni 147 i Kodit Penal të Kosovës që u vihet në barrë këtyre të pandehurve, ka katër paragrafë. Aty përshkruhen veprimet inkriminuese. Në paragrafin 1 është parashikuar dënimi me gjobë dhe ai deri në 5 vjet burg, në nenin 2 – dënimi prej 1 deri në 8 vjet, ndërsa në paragrafin 4 është paraparë dënimi prej 2 deri në 10 vjet burg.

Vetëm Arbeni e Jetoni nuk e fyen Skënderbeun. E fyen shumë e shumë të tjerë si këta. E fyen herë fshehtas, midis “katër mureve”, herë publikisht, në mëhalla e qytete.
Një tip, i quajtur Hysen Hyseni, në Prishtinë, e fyeu rëndë heroin kombëtar Gjergj Kastriotin – Skënderbeun. Në pikë të ditës, vjet, ia pshurri përmendoren.

Skënderbeun, që ia futi frikën në palcë otomanëve turq, e fyejnë, e quajnë “shka”. Këtë epitet i japin ata që s’kanë dije elementare për fe, lërë më për njerzillëk.
Ata që pshurrin ashtu dhe që fyejnë ashtu kryetrimin, ata janë mësuar me urrejt këtë kryefigurë kombëtare nga hoxhallarët. Janë nxënësit e hoxhallarëve.

Aversion ndaj Skënderbeut kishin edhe disa ish-deputetë të Kuvendit të Kosovës, të Partisë së Drejtësisë. Kur drejtuesi i ndonjë emisioni kërkonte nga ta të japin opinionin e tyre se kush është Gjergj Kastrioti Skënderbeu, këtyre u vijnë si me i “rreh me konop të lagët”.
Ka tipa që e fyëjnë rëndë edhe nobelistën shqiptare Nënë Terezën. Ende nuk dihet si u rrënua shtatorja e saj në Mitrovicë. E “lëshuan shtrafat”, apo e rrëzoi faktori njeri?

Teologu, dr. Shefqet Krasniqi, imam i Xhamisë së Madhe në Prishtinë e pati fyer rëndë Nënë Terezën duke e quajtur prostitutë…
Këta tipa që përdhosin monumentet historike, të shenjta, siç është edhe ai i Nënë Terezës, nuk duhet mikluar. Këta tipa s’kanë faj, ka faj pushteti që nuk i kap për veshi me i çue në bodrum, te vendi, me i dënue në bazë të ligjit…
E quajnë nobelisten – prostitutë?! A e vrasin mendjen se ç’bëjnë?

Ndoshta pak njerëz e dinë që ekziston edhe një pasaportë, që i tejkalon të drejtat e pasaportës së qytetarëve normalë amerikanë. Bëhet fjalë për pasaportën e qytetarit të nderit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kush mendon se bëhet fjalë për një formalitet duhet të ndryshojë mendim. Qytetaria e Nderit të SHBA-së, u është dhënë vetëm 6 njerëzve në botë dhe një prej tyre është shqiptare, nobelistja Nënë Tereza (Gonxhe Bojaxhiu), çmim ky i dhënë gjatë vitit 1996.
Trefërtalët me mjekra të tarikateve janë bërë të padurueshëm. Kë imitojnë ata: arabët, turqit apo? A e ndiejnë veten shqiptarë?

Assesi, në asnjë mënyrë s’duhet lejuar trefërtalët t’i baltosin heronjtë tanë kombëtarë. Nëse heshtim, i tolerojmë, veprimet e tilla na kthehen bumerang.
Feja myslimane rreptësisht e ndalon urrejtjen ndaj njerëzve, pavarësisht të çfarë besimi janë.
Tragjedia jonë është: E hamë njëri-tjetrin.
Ku na shpie kjo çmendi?

Më Shumë

Vjedhja e veturës në fshatin Damjan të Hasit: I mituri arrestohet pas aksidentit në Prizren

Një veturë është vjedhur mbrëmë në fshatin Damjan të Hasit tw Gjakovës. Pronari ka deklaruar se vetura ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë. Ajo...

Asfaltohet rruga Zym-Lugishtë-Dedaj në Has

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur sot se është shtruar shtresa e dytë me asfalt në rrugën Zym-Lugishtë-Dedaj të Hasit. "U shtrua sot shtresa...

Lajmet e Fundit