Kurban Bajrami/ Komuna e Prizrenit shpërndan 130 pako ushqimore për familjet në nevojë

Komuna e Prizrenit ka shpërndarë 130 pako ushqimore për familjet në nevojë me rastin e festës së Kurban Bajramit, raporton PrizrenPress.

“Drejtoria për Punë dhe Mirëqenie Sociale në kuadër të bashkëpunimit me organizatën Kujdesi për Jetimët e Kosovës, ka bërë shpërndarjen e mishit të kurbanit të dhuruar nga kjo organizatë për nder të Festës së Kurban Bajramit. Me këtë rast është bërë shpërndarja e 130 pakove, kryesisht familjarëve nga skema sociale, anëtarëve të Shoqatës së të Verbërve, familjeve të jetimëve dhe komunitetit RAE”, thuhet në njoftim të kësaj komune./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Një veturë përfshihet nga flakët në autostradën Prishtinë-Prizren

Një veturë është përfshirë nga flakët në autostradën Prishtinë-Prizren. Sipas pamjeve të siguruara nga KlanKosova në vendngjarje shihet ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë intervenuar...

PDK në Prizren mobilizohet për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se është mbajtur takim me asamblistët e kësaj...

Lajmet e Fundit