Kurti angazhohet për mandatin e dytë të Haskukës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  gjatë ditës së sotme është marrë me parafushatën për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, duke promovuar kandidatin për Prizren, Mytaher Haskuka.

Ai bashkë me Haskukën shihet me anëtarë të komuniteteve pakicë përfshirë edhe deputeten Duda Balje.

Vetëvendosje ka shkruar se “reformat e filluara për një qeverisje progresiste lokale që nuk përjashton askë e përbashkon shumë komunitete dhe njerëz do t’i vazhdojmë edhe për një mandat” .

Statusi i plotë:

Reformat e filluara për një qeverisje progresiste lokale që nuk përjashton askë e përbashkon shumë komunitete dhe njerëz do t’i vazhdojmë edhe për një mandat tjetër, ishte bindja dhe zotimi i përbashkët nga takimi i sotëm mes përfaqësuesve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kryetarit, njëherazi kryeministrit, Albin Kurti, kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, kryetarit të Qendrës së LV në PZ, njëherit, deputetit, Artan Abrashi, dhe përfaqësuesve të koalicionit VAKAT, z. Rasim Demiri, z. Cerim Bajrami, z. Brahim Shabani, atyre të SDU-së, znj. Duda Balje, z. Almir Veliji, të PREBK-së, z. Albert Kinolli, dhe atij të LPRK-së, z. Erxhan Galushi. Bashkë për Prizrenin!

Më Shumë

Vdes tragjikisht në Gjermani, 63-vjeçari nga Rahoveci

Më 29 qershor të këtij viti, Elhami Elshani, nga fshati Brestoc i Rahovecit ka vdekur tragjikisht në Gjermani. Sipas njoftimit të fshatit, i ndjeri humbi...

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe veprimtari Elbasan Xhezair Shoshaj

Ka ndërruar jetë veprimtari, mësuesi, patrioti, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëri prej themeluesve të celulave të para të UÇK-së për rajonin...

Lajmet e Fundit