3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Kurti e Vuçiqi takohen sot në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen sot në Bruksel, në raundin e ri të dialogut Kosovë-Serbi.

Takimi në mes Kurtit dhe Vuçiqit i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian do të përqendrohet, në diskutimin mbi përparimin e deritashëm dhe hapat e mëtejmë të bisedimeve, që janë shumë të rëndësishme për ardhmërinë evropiane të Kosovës dhe të Serbisë.

Takimi do të nis në orën 14:00 të pasdites, ku delegacionet e të dyja vendeve së pari do të takohen me ndërmjetësuesit e BE-së Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak dhe më pas do të pasojë një takim trepalësh.

Gjithashtu është bërë e ditur se do të ketë një deklaratë për media nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së në fillim të takimit dhe një deklaratë për media nga Përfaqësuesi Special i BE pas përfundimit të takimit (rreth orës 18:00).

Pritjet për zhvillime konkrete edhe nga ky takim janë minimale nga njohësit e procesit të dialogut Kosovë-Serbi. Sipas tyre, të paktën nga ky takim duhet ketë një pajtim për temat dhe agjendën që duhet negociuar në muajt në vijim.

Kujtojmë se Kurti e Vuçiq, u takuan më 15 qershor në Bruksel, po nuk arritën ndonjë përparim. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, sërish kërkoi që “Kosova të përmbushë marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, ndërsa kryeministri Kurti thotë, se Kosova “nuk mund të lejojë përsëritjen e skenarit të Bosnje dhe Hercegovinës” dhe në vend të asociacionit propozoi krijimin e Këshillit Kombëtar për serbët e Kosovës, ngjashëm siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi.

Në takimin e fundit të 15 qershorit, kryeministri Kurti bëri katër propozime, përfshirë atë që, “Kosova dhe Serbia menjëherë të nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët paqeje duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën”. /Telegrafi/

Më Shumë

Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat minimale 0 gradë Celsius – maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit. Më pas pritet shtim i vranësirave, të cilat...

32 vjet nga rënia e dëshmorit, Alush Kryeziu

Janë bërë 32 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Alush (Nezir) Kryeziu. Kryeziu ishte veprimtar i shquar i çështjes kombëtare. Ai është përkujtuar sot...

Lajmet e Fundit