Dy aksidente në Prizren, lëndohen 17 persona

Gjatë të dielës në Prizren kanë ndodhur dy aksidente, ku si pasojë janë lënduar 17 persona.

Aksidenti i parë ka ndodhur në fshatin Serbicë në mes tri veturave. Aksidenti tjetër ka ndodhur në fshatin Zhur, ku janë përfshirë dy vetura.

Rastet sipas raportit të policisë:

• Fsh. Serbicë, Prizren, 18.07.2021 – 13:38. Tre (3) vetura me targa vendore janë përfshirë në aksident trafiku mes veti. Deri te aksidenti kishte ardhur kur drejtuesi i njërës nga veturat e involvuara, si pasoj e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kishte humbur kontrollin dhe kishte goditur dy veturat tjera. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 9 persona (2 nga ta lëndime të rënda). Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor.

• Fsh. Zhur, Prizren, 18.07.2021 – 16:00. Dy (2) vetura me targa vendore janë përfshirë në aksident trafiku mes veti. Deri te aksidenti kishte ardhur kur drejtuesi i njërës nga veturat e involvuara, kishte humbur kontrollin dhe kishte goditur veturën tjetër. Si pasojë e aksidentit lëndime të lehta trupore kanë pësuar 8 persona. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor

Më Shumë

Haziz Hodaj kërkon ndaljen e përçarjeve në LDK: Energjia të drejtohet te bashkimi, jo te akuzat

Kuvendari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Haziz Hodaj, ka kërkuar ndaljen e përçarjeve dhe përplasjeve të brendshme në parti. Ai u ka ...

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e imamit në Zlipotok të Dragashit

Pas veprimeve intensive operativo-hetimore të Policisë së Kosovës, është arrestuar i dyshuari kryesor për vrasjen e ndodhur në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit,...

Lajmet e Fundit