10 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Kurti: EULEX-i t’u arsyetohet taksapaguesve evropianë, jo gjykatë speciale

Kurti-Anne MeskanenPërfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e Aida Dërguti priten sot ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Meskanen, me të cilën diskutuan për zhvillimet politike të kohëve të fundit në Kosovë, mbi gjendjen sociale dhe ekonomike, si dhe emigrimin e qytetarëve të Kosovës drejt Perëndimit. Ambasadorja Meskanen u interesua nga Kurti e Dërguti për qëndrimet dhe aktivitetet e Vetëvendosjes për një varg temash.

Sipas kumtesës për opinion të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë takimit theksoi se EULEX-i është dashur të japë përgjegjësi për një miliard e gjysmë euro të taksapaguesve evropianë, sa i shpenzoi për shtatë vjet në Kosovë, e jo të na shtohet tash Gjykata Speciale. Ndërkaq, çështja e emigrimit të qytetarëve është pasojë e orientimit dhe sistemit të gabuar ekonomik, shpjegoi Kurti, duke thënë se privatizimi dhe investimi në infrastrukturë nuk kanë sjellë zhvillim dhe se Kosova urgjentisht duhet të kthehet kah prodhimi vendës.

Përgjatë takimit u diskutua edhe çështja e dialogut me Serbinë si dhe puna opozitare e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës e në protesta të vazhdueshme.

Më Shumë

Bashkimi sot udhëton drejt kryeqytetit, e pret Bora

Dita e dytë e xhiros së 21-të në Superligën e Kosovës në basketboll hapet sonte me përballjen mes Borës dhe Bashkimit, që zhvillohet në...

Malisheva shënon 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Malisheva e shënoi 17 Shkurtin - Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, përmes aktiviteteve solemne dhe nderimeve të veçanta. Në këtë...

Lajmet e Fundit