17.4 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Kurti i uron ditëlindjen elektoralisht Mytaher Haskukës: 3 x 48=144

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar kryetarin aktual të Prizrenit dhe kandidatin për një mandat tjetër të këtij qyteti, Mytaher Haskukën, në ditëlindjen e tij të 48-të.

Me një videomesazh, Kurti i uron gjithë të mirat Haskukës derisa shumëzon numrin 48 (numri i viteve të Haskukës) me tri urimet që i bën atij, e që jep numrin e VV-së në këto zgjedhje.

“Urime tri herë Myt. 48-shi kur shumëzohet me tre, jep rezultat 144. Uroj që të shumëfishohen vitet me plot shëndet dhe lumturi”, ishin disa nga fjalët e kryeministrit për Haskukën.

Haskuka pasi e ka marrë urimin e ka falënderuar kryeministrin, duke shpërndarë videon në profilin e tij në Facebook.

“Kryeministër Albin Kurti faleminderit për urimin tuaj! Jeni shembulli ynë se si punohet për të mirën e vendit, me guxim, dije e vendosmëri. Ditëlindja ime le të jetë vetëm uverturë e fitores së 17 tetorit, e festës sonë të përbashkët. Faleminderit për urimin dhe për shërbimin tuaj ndaj vendit tone”, ka shkruar kryetari aktual i Prizrenit.

 

Më Shumë

Totaj për rrugën Tetovë-Prizren: Nuk e dimë çka po punohet, ka mungesë transparence

“Kjo rrugë nuk mund të ndërtohet pa pasur bashkëpunim mes dy qeverive! Nuk e di sa ka bashkëpunim, nuk e di sa ka nënshkrim...

Vajzat U18 të Bashkimit sot në finalen e madhe, ftohen tifozët në “Sezai Surroi”

Vajzat e grupmoshës U18 të KBF Bashkimit kanë arritur në finalen e madhe të garës ndaj KBF Pressing-ut U18, pas një ecurie të suksesshme...

Lajmet e Fundit