14.8 C
Prizren
E martë, 3 Tetor, 2023

Kurti jep versionin e tij: Sulmi i opozitës ishte i përgatitur, qeveria s’provokoi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një prononcim të shkurtër për media, ka dhënë versionin e tij për njërën ndër ngjarjet më të turpshme brenda Kuvendit të Kosovës, ku deputetët e Partisë Demokratike dhe disa nga ministrat e Qeverisë u përfshinë në një përleshje fizike.

Ndonëse situata në seancën Parlamentare agravoi si pasojë vendimit të zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimit – vendim ky jashtë kompetencave të tij si ministër – i cili largoi dhe grisi një fletushkë të vendosur nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ku shihej Albin Kurti me hundë të zgjatur si simbolikë e gënjeshtarit, për Kurtin ky sulm i ishte i përgatitur paraprakisht nga ana e PDK-së dhe se kabineti i tij nuk ka provokuar situatën.

“Aty nuk bëhej fjalë për provokim apo kundërprovokim, por është sulm i përgatitur meqenëse shpejtësia me të cilën ja mësyn nga ulëset e tyre disa deputetë drejt ulëseve të kolegëve të mi nga Qeveria teksa unë mbaja fjalim tregon qartazi se s’kishte asgjë spontane”, u shpreh ai duke komentuar dhunën e ndodhur në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Tutje Kurti tha se atë ditë i është penguar fjala e tij si kryeministër.

I pari i ekzekutivit në fund kërkoj nga deputetët që të organizojnë debate parlamentare, në të cilat siç tha ai “do t’i shoshisim mendimet tona pa dhunë”.

Plas te Napoli, Osimhen gati të largohet nga klubi

Victor Osimhen ka hequr pothuajse të gjitha fotot e tij me fanellën e Napoli-t nga llogaria e tij në Instagram, pas videove të TikTok...

Arrestohen dy persona të kërkuar në Prizren

Dy persona janë arrestuar dje në Prizren. Ata kanë qenë të kërkuar nga organet e drejtësisë. Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të gjykatës, shkruan...

Lajmet e Fundit