13.4 C
Prizren
E martë, 10 Mars, 2026

Kurti kërkon anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë të përbashkët në Bruksel me sekretarin e NATO-s, ka kërkuar anëtarësimin e vendit tonë në këtë organizatë.

Po ashtu, Kurti ka falënderuar NATO-n për angazhimin e saj në Kosovë, derisa ka thënë se Kosova është e gatshme që të japë kontributin e saj brenda kësaj aleance me ushtrinë e saj, FSK-në.

“Ne kërkojmë anëtarësimin në NATO dhe kjo do të na mundësojë që të japim atë që shtetet tjera na kanë dhënë neve si qytetarë. Anëtarësimi në Partneritetin për Paqe do të ishte një hap para”, ka thënë Kurti.

Ndërsa sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se KFOR-i është i gatshëm të intervenojë nëse do të rrezikohet sovraniteti i Kosovës.

“KFOR-i është gati të intervenojë nëse sovraniteti është në rrezik. NATO vazhdon përkushtimin e saj për sigurimin e stabilitetit të Kosovës”, ka thënë Stoltenbergu.

Më Shumë

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e Alush Kastratit i zhdukur nga 7 marsi

Kërkimet për ta gjetur 80-vjeçarin, Alush Kastrati i zhdukur që nga 7 marsi, po vazhdojnë. Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, në bashkëpunim me...

Të enjten mbledhje solemne e Kuvendit të Prizrenit për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Simir Krasniqi, ka ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit për një mbledhje solemne, që do të mbahet...

Lajmet e Fundit