17.8 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Kurti lavdëron punën e tij: Me Qeverinë time është ngritur imazhi i Kosovës

Kryeministri Albin Kurti sot ka prezantuar punët e Qeverisë, të cilat ai i quan të mëdha, përpara anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ku është edhe kryetar.

Kurti tha se me qeverinë e tij, “imazhi i Kosovës që nga shpallja e pavarësisë, asnjëherë nuk është ngritur sikurse sivjet”.

Ai tha se më 2022 do të punojnë për zhvillimin ekonomik të vendit dhe do të vazhdojë luftën anti-korrupsion e anti-krim.

“Në vitin që vjen, do të punojmë në zhvillimin e ekonomisë që do të hapë vende të reja të punës, dhe në zhvillimin e drejtësisë që lufton krimin e korrupsionin dhe sjell sundimin e ligjit”, tha kryeministri.

Ai shtoi më tej se krimi i organizuar ka zbarkuar në nivel lokal.

“Na duhet ndihma e të gjithëve për çkapjen përfundimtare të shtetit, sepse edhe zgjedhjet lokale kanë treguar që një pjesë e konsiderueshme e krimit të organizuar nga niveli qendror, ku s’kanë vend sikurse dikur, kanë zbarkuar në atë lokal, dhe duhet të pamundësohet kapja e komuniteteve nga fondet, mjetet, kapitali i zhvatur, i ekstraktuar në këto dy dekata, i cili fatkeqësisht edhe më tej vazhdon t’i ketë pronarët e njëjtë, pa iu kthyer shtetit”, tha ai.

Mund të jetë një imazh i teksti

Më Shumë

Totaj: Mirëmbajtja e gjelbërimit prioritet në zonën historike të Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka theksuar se mirëmbajtja e gjelbërimit, veçanërisht në zonën historike të qytetit, mbetet një nga prioritetet kryesore...

Policia në Prizren paralajmëron: Mesazhe të rreme po synojnë të dhënat bankare të qytetarëve

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka paralajmëruar qytetarët për një dukuri shqetësuese që po shfaqet në këtë rajon, e cila paraqet rrezik të...

Lajmet e Fundit