21.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Kurti me bashkëpunëtorë viziton familjen e Mikel Kuzhninit dhe varrezat e dëshmorëve në Landovicë

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje i prirë nga kryetari Albin Kurti, kanë vizituar të dielën familjen Kuzhnini në Prizren, për të shprehur nderime për veprimtarin e kombit shqiptar i cili disa ditë më parë ishte ndarë nga jeta, Mikel Kuzhini.

Kjo lëvizje ka theksuar se Mikeli së bashku me vëllain e tij Simonin ka themeluar Lidhjen e Shqiptarëve në Botë, dhe ka kontribuar gjithë jetën e tij për bashkimin, lirinë dhe vetëvendosjen e shqiptarëve. “Ai do të mbahet mend nga të gjithë si një atdhetar i palodhshëm dhe i pakursyer i çështjes shqiptare, si ai që ka dhënë një shembull të ri të atdhedashurisë dhe përkushtimit për të”, është thënë në njoftimin e Vetëvendosjes.

Delegacioni i Vetëvendosjes ka bërë homazhe edhe te varrezat e dëshmorëve në Landovicë, për të vazhduar te pllaka përkujtimore në pjesën ku është zhvilluar beteja e Vërrinit, në përvjetorin e 21-të të asaj beteje.

“21 vjet më parë, në zonën e lirë të fshatrave të Vërrinit në Prizren, u zhvillua një nga betejat më të hershme dhe më të lavdishme të UÇK-së. Brigada 125 e saj me komandant Drinin iu kundërvu rrethimit të ushtrisë serbe, e cila prej sipër zonës malore kishte drejtuar artilerinë poshtë fshatit dhe qytetit. Brigada 125 e UÇK-së, nën rrethim e në pamundësi për përforcime dhe me një armatim të lehtë, bëri të pamendueshmen asokohe, duke rezistuar dhe mbajtur forcat serbe aq gjatë në distancë, sa të hapej rruga për evakuimin e popullatës, spitalit ushtarak dhe dokumentacionit të shtabit. Betejë e përgjakshme, por edhe e lavdishme, prej betejave të para që u zhvilluan aq hapur si në fshatra ashtu edhe në qytet, dhe me aq shumë të rënë, 27 dëshmorë dhe 54 martirë që mbrojtën shtëpitë e tyre. Lavdi dëshmorëve të kombit, gjaku i tyre na i mbanë themelet e shtetësisë dhe lirisë sot”, është thënë në njoftimin e Vetëvendosje.

/Epoka e re/

Image may contain: one or more people, people standing, sky and outdoorImage may contain: 2 people, people smiling, people standing, beard and outdoorImage may contain: one or more people, crowd, sky, tree and outdoor

Image may contain: 6 people, people smiling, people standing, child and outdoor

Image may contain: 1 person, standing, sky and outdoor

Më Shumë

Dy personat e vdekur në aksident janë nga Prizreni

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti mes një motoçiklete dhe një veture qe ka ndodhur në Shirokë të Suharekës. Dy personat e...

Tyson i rikthehet boksit profesionist pas gati 20 vitesh

Lufta e ish-kampionit të peshave të rënda, Mike Tyson kundër youtuber-it Jake Paul më 20 korrik do të jetë një ndeshje profesionale dhe do...

Lajmet e Fundit