13.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Osmani nga Prizreni: Shtetin e kapur do t’ua kthejmë qytetarëve

Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ka deklaruar edhe një herë sot se shtetin e kapur, siç u shpreh ajo nga partitë në pushtet, do t’ia kthejë qytetarëve.

Këtë mesazh ajo e dha nga objekti i Lidhjes së Prizrenit, ku pati një tubim me qytetarët e kësaj ane.

Osmani duke aluduar në partitë që kanë qeverisur në këto dy vjet, u shpreh se ata mbjellin frikë, ndërsa LDK ofron shpresë. Ndërkaq, për pretendimet për çkapjen e shtetit, ajo tha se ky mesazh buron nga thellësia e zemrës të qytetarëve.

Ndërkaq, për deklaratat se ‘Vjosa nuk ka guxim’, ajo tha se guximin e saj e dëshmon deklarata se nuk ka qenie më të fortë se një nënë.

Kandidatja për kryeministre të Kosovës tha se partia e saj e ka guximin edhe dijen, teksa theksoi se miqtë ndërkombëtarë mund t’i mbajnë vetëm ata./kosovapress.com/

Më Shumë

Kjo është pasuria e ministrit Hajrulla Çeku

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporit, Hajrulla Çeku, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Çeku ka një banesë në vlerë 100 mijë...

Pamje nga aksidenti në Suharekë, dy personat e ndjerë shihen të mbuluar në rrugë (VIDEO)

Janë publikuar pamjet nga aksidenti i rëndë që u regjistrua pasditen e kësaj të diele (sot), në Shirokë të Suharekës, ku humbën jetën 2...

Lajmet e Fundit