8 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2026

Kurti me mëngjes në QKUK

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, viziton Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. (ShSKUK, ora 7:00)

– Vazhdon punimet Seminari i 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në ditën e tretë të tij, me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme“. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

– Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë shqyrton buxhetin e Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)

– Mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it ku Gjeneralmajori i Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajari do t’ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Angelo Michele Ristuccia. (Shtabi i Përgjithshëm të KFOR-it, Kosovafilm, ora 10:00)

– Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për mbështetjen e punëve publike, si dhe raportin vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

– Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston menaxhmentin e KEK-ut për periudhën 2006-2008. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

Më Shumë

61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.800 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë...

Tifozë nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për përkrahje të Kosovës

Dhjetëra tifozët nga Shqipëria janë nisur sot (e martë) në drejtim të Prishtinë, për të qenë në përkrahje të Kosovës. Kosova është nikoqire e Turqisë...

Lajmet e Fundit