14.8 C
Prizren
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Kurti në ditëlindjen e Skënderbeut: Kryezot i Arbërisë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar ditëlindjen e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu me fjalët e shkrimtarit të madh, Fan S. Noli, duke thënë se “çdo heroi në histori i është dashur të kalojë përmes tri fazave të glorifikimit, të asgjësimit dhe të rivlerësimit”.

Sipas Kurtit, ndryshe nga data e vdekjes së Skënderbeut e cila është regjistruar nga kronistët e kohës, data e lindjes së heroit kombëtar asnjëherë nuk është fiksuar me siguri.

“Megjithatë, nisur nga emri i tij, Gjergj, historianët kanë ngritur hipotezën që dita e shenjtorit Gjergj, 6 maji, mund të jetë ditëlindja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Sido që të jetë, qoftë dhe vetëm për këtë arsye, data 6 maj është një shkas tjetër për ta kujtuar Skënderbeun, Kryezotin e Arbërisë”.

Për Kurtin, Skënderbeu ishte luftëtar i guximshëm, patriot i madh, prijës i shquar e strateg ushtarak.

“Gjergj Kastrioti – Skënderbeu është personaliteti më i rëndësishëm në historinë e shqiptarëve, kurse figura e tij prej heroi, nga koha e tij te rimarrja prej rilindasve dhe deri te ne sot, ka mbetur qendror në identitetin shqiptar. Lavdi heroit të kombit Gjergj Kastriotit – Skënderbeut për jetë e mot”, shkroi Kurti,

Më Shumë

10 mijë punëkërkues regjistrohen në platformën ‘Superpuna’

Në platformën qeveritare të punësimit “Superpuna”, deri më tani janë regjistruar 10 mijë punëkërkues. Lajmin e ka bërë me dije ministri i Financave, Hekuran Murati,...

Ky është pozicioni perfekt në seks për çiftet dembele që duan të kënaqen pa u lodhur shumë

Cili është pozicioni më i mirë pa shumë përpjekje fizike? Bërja e dashurisë do të jetë edhe më e zjarrtë dhe më emocionuese – dhe...

Lajmet e Fundit