4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Kurti: Në këto 100 ditë ka ndodhur diçka që të mos ndodhin aq shumë infektime e vdekje

“Në ditën e parë të punës kur e pranuam detyrën kishim 781 raste me infektime të reja me COVID-19 dhe 17 vdekje, pra kjo është gjendja kur ne e kemi marrë detyrën”.

“Çfarëdo matje që i bëhet qeverisë sonë duhet t’i bëhet në raport me këtë ditë kur e morëm detyrën e 100 ditë më vonë kishim nëntë raste të reja dhe asnjë rast të vdekjes”, tha Kurti në fjalën e tij në kuvend, njofton Klankosova.tv.

Tutje, kreu i qeverisë tha se në 100 ditët e tij të qeverisjes ka ndodhur diçka që të mod ndodhin aq shumë infektime e vdekje, teksa shtoi se situata me pandemisë ëshë përmirësuar dukëshm ku nga muaji mars e deri në qershor ka një ulje prej 99 për qind të rasteve të reja.

“Gjejeni një vend tjetër në rajon ose edhe më gjerë për një ulje të tillë të rasteve të reja ndërkaq 97 për qind ulje të rasteve aktive dhe 86 për qind ulje të rasteve të hospitalizuara”.

“Me kënaqësi raportojmë se pandemia është menaxhuar me sukses, vaksinat janë siguruar e janë të sigurta. Në 100 ditë kemi siguruar 2 milionë vaksina dhe kemi administruar 200 mijë të vaksinuar”, është shprehur ai.

Më tej, Kurti tha se vendimin për masat e reja për menaxhimin e pandemisë Qeveria e Kosovës e ka shoqëruar me një pako financiare të qeverisë në shumë prej 20 milionë euro të cilat sipas tij u ndanë për ata që janë në vijën e parë të fronit, mjekë, infermierë dhe punonjës shëndetësorë, biznese të vogla e punëtorë, policë dhe përfitues të skemave sociale e pensionale.

“Nga kjo shumë 8.5 milionë euro ndamë për përfituesit e skemave sociale dhe pensionale për pagesën e shtesës prej 30 për qind mbi shumën mujore për përfituesit nga skema e ndihmës sociale dhe për pagesën shtesë për përfituesit e skemave pensionale që marrin më pak se 100 euro për muajit prill, maj dhe qershor 2021 ku nga kjo masë kanë përfituar 192 mijë e 170 qytetarë”.

Më Shumë

Policia shqipton mbi një mijë e 300 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1351 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Vodhi kuletën e një gruaje tjetër, policia shpall në kërkim të dyshuarën nga Prizreni

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuare për veprën “Shpërdorim i pasurisë së huaj”. Policia njofton...

Lajmet e Fundit