28.8 C
Prizren
E diel, 30 Qershor, 2024

Kurti nga Dragashi: Fat në fatkeqësi që nuk kemi viktima

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot Komunën e Dragashit, e cila u prek dje nga vërshimet e ujit të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut.

Ai së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kryetarin e Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladinin dhe përfaqësues të Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, gjithashtu vizitoi zonat më të prekura nga këto vërshime, përkatësisht fshatit Kuk të kësaj komune.

“Jemi këtu në vendin në të cilin është bllokuar ura edhe përfundi edhe sipër dhe më pastaj sasi enorme të ujit kanë vërshuar fshatin. Jemi me shumë fat që kjo sasi e madhe e ujit, ky vëllim gjigant i djeshëm për shkak të reshjeve të mëdha të shiut dhe të breshrit ka qëlluar në një kohë gjatë ditës kur asnjëri prej banorëve nuk ka qenë në bodrum të shtëpisë. Përndryshe, po të kishin qëlluar në bodrume të shtëpisë do të kishin vdekur, meqenëse uji i ka vërshuar bodrumet e banorëve nëpër shtëpitë e fshatit Kuk”, tha Kurti.

Sipas Kurtit, nga kjo gjendje e të reshurve është fat që nuk ka vdekur as një person.

“Në këtë fatkeqësi pra kemi pasur fat që nuk ka vdekur askush. E kemi parë më herët para disa javësh se si në Gjermani pati edhe viktima në njerëz pikërisht për shkak se kur ndodhin vërshimet atëherë njerëzit që ndodhen në bodrume janë të rrezikuar në mënyrë fatale. Por, këtu kemi pasur fat, dhe më vjen mirë për këtë gjë”, tha ai.

Kurti tha se Komisioni vlerësues duhet ta shoh se si mund ta ndihmojë në çdo aspekt.

“Tash me Komisionin vlerësues duhet të shohim se sa mund të ndihmojmë, çka të riparojmë e rindërtojmë, sepse dëmet janë të mëdha. Nuk janë të korrigjueshme menjëherë e përnjëherë. Ka dëme në infrastrukturë dhe atë jo vetëm në rrugë e në ura, por edhe në gypat e ujësjellësit, në gypat e kanalizimit, si dhe në gypat e Telekomit të Kosovës, në kabllot e ndryshme të cilat kanë siguruar edhe furnizimin me energji elektrike. Ka shtylla të cilat tash paraqesin rrezik për njerëzit dhe do të na duhet që të merremi me të gjitha këto bashkë me komunën”, tha tutje Kurti./teve1.info/

Më Shumë

Breshri zbardh Opojën dhe rajonin e Prizrenit

Një mot i ligë me shi dhe breshër ka përfshirë sot në orët e pasdites rajonin e Ferizaj, Prizrenit dhe Opojës. Nga fotografitë dhe videot...

Me vetëfinancim, banorët e fshatit Landovicë rregullojnë lumin

Banorët e fshatit Landovicë me vetfinancim kanë rregulluar lumin e fshatit. Ata përkujdesen çdo ditë për mirëmbajtjen e tij. Madje rruga pranë lumit është...

Lajmet e Fundit