27.8 C
Prizren
E premte, 19 Korrik, 2024

Zanzi Band ndez atmosferën për edicionin e dytë të Prizren Rock and Blues Music Festival

Për të dëshmuar se për këtë edicion përgatitjet janë në fazën finale është mbajtur edhe një ndeje  në Autostrada Hangar në ITP, ku të pranishmit janë argëtuar me muzikën e “Zanzi Band”.

Organizatorët kanë bërë të ditur se edicioni i dytë mbahet me 4, 5 dhe 6 korrik, ku do të paraqiten 12 bende me rreth 60 muzikantë. “Ky është pre-event që organizohet në kuadër të ‘Prizren Rock and Blues Music Festival’ që mbahet me datat 4, 5 dhe 6 korrik. Jo rastësisht hapet me 4 korrik, për shkak të festës së ShBA-ve dhe në festival do të jenë 12 bende, në tri netë përplot me rok muzikë”, ka thënë drejtori i këtij festivali, Hekuran Gashi.

Ndërsa kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj është shprehur i lumtur që kryeqytetit kulturor i është shtuar edhe një festival, që pasuron edhe më tej jetën kulturore.

“Ka qenë ide e kamotshme një rok festival në Prizren. Është përmendur, diskutuar, analizuar dhe në fund janë krijuar kushtet dhe filluam realizimin e idesë. Produktin e kemi parë vitin e kaluar me edicionin e parë, ku secili e ka bërë pjesën e vet të punës. Me rëndësi është që Prizrenit i është shtuar një festival, i cili kompleton mozaikun e jetës kulturore në qytetin e vjetër, duke ia dhënë një dimension të ri cilësor”, ka deklaruar Totaj.

Ai është shprehur i bindur se programi muzikor do të jetë edhe më cilësor në edicionin e dytë.

“Jam i sigurt që pas një jave do të ketë muzikë shumë të mirë, në saje të punës së drejtorit artistik të festivalit, Menan Kiseri bashkë me gjithë të tjerët, që do të prezantohet para publikut prizrenas dhe më gjerë”, ka shtuar Totaj.

Në programin e edicionit të dytë ka emra të dalluar, si Frank Gambale dhe All Star Band, pastaj “Dirty Loops”, “Metal de Facto”, Maya Band, Vlatko Stefanovski Trio Band, dhe të tjerë,  teksa Menan Kiseri dhe Samuli Federley sivjet paraqiten bashkë në kuadër të Prizren International Band./Telegrafi

 

Marketing

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Magjike: Ujëvarat e Lubinjës së Poshtme të Prizrenit

Këto janë ujëvarat e fshatit Lubinjë e Poshtme të Prizrenit që ka natyrën më të bukur në Kosovë e ujin e pastër kristal. Ndiqeni kronikën...

Merr fund rrugëtimi i Malishevës në Evropë

Malisheva është bërë skuadra e parë kosovare që i ka dhënë fund pjesëmarrjes në garat evropiane, duke u eliminuar në raundin e parë kualifikues...

Lajmet e Fundit