7.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Luftë me sëpata mes dy familjeve në Malishevë, 11 të arrestuar

PoliciaKS-prangatNjë konflikt mes dy familjeve në Temeqinë të Malishevës, ku janë përdorur sëpata dhe gjësende tjera të forta, ka rezultuar me disa të lënduar dhe 11 të arrestuar nga policia.

Policia Rajonale e Prizrenit ka bërë të ditur se dje në orët e pasdites ka ndodhur një konflikt mes familjeve Zabelaj dhe Bytyqi në Temeqinë të Malishevës, ku si pasojë dy persona janë lënduar rëndë dhe janë dërguar në QKUK për trajtim të plagëve.

Zëdhënësi i policisë së Prizrenit Hazir Berisha ka thënë për lajmi.net, se motivi i konfliktit dyshohet të ketë qenë i aty për atyshëm, shkaku i një rrahje të fëmijëve mes vete.

Njësite të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar 11 të dyshuar nga të dy familjet.

Sipas hetimeve të para dyshohet se një zënkë ka përfunduar në lëndime trupore ku janë përdorë një sëpatë, shkopinj druri e gjësende tjera.

Gjithashtu, njëri nga të dyshuarit ka shkrehur me armë zjarri në ajër. Pistoleta është sekuestruar nga policia.

Më Shumë

45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.900 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë...

24 orë punë në Prokurorinë e Prizrenit: Pesë të arrestuar dhe 26 aktakuza të ngritura kundër 33 personave

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar angazhimin e saj gjatë 24 orëve të fundit në luftën kundër kriminalitetit, duke proceduar dhjetëra raste në rajonin...

Lajmet e Fundit