18.7 C
Prizren
E martë, 8 Korrik, 2025

Kurti: Pavarësia vetëm në letër, se vendimet i marrin të huajt

Albin Kurti15Pavarësia e Kosovës nuk është as e plotë e as e vërtetë. Kosova është e pavarur vetëm në letër, por jo edhe në realitet, thotë lideri në largim i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Në një intervistë përballë politologut Janusz Bugajski, realizuar në Prishtinë, Kurti shprehet: “Ne kemi shpallur pavarësinë para shtatë vjetëve, por pavarësisë sonë i mungon në njërën anë sovraniteti dhe integriteti territorial, e në anën tjetër zhvillimi ekonomik që to të sillte mirëqenie për qytetarët”.

Sipas Kurtit, sfida të pazgjidhura nga asnjë qeveri e deritanishme në Kosovë mbeten papunësia shumë e madhe por edhe qyteti i ndarë i Mitrovicës.

“Kur t’i zgjidhim këto dy probleme”, thekson Albin Kurti, “kjo do të jetë më e rëndësishme se sa vetë shpallja e pavarësisë”, transmeton koha.net.

Pyetjes së Bugajskit mbi vendimmarrjen në politikën e brendshme dhe të jashtme të shtetit të Kosovës, Kurti i përgjigjet: “Nuk është e plotë sepse EULEX-i ka zëvendësuar UNMIK-un, siç ndikimi i BE-së ka zëvendësuar ndikimin e UN-it, por ne vazhdojmë të mbesim në paradigmën e njëjtë të stabilitetit afatshkurtër politik, në vend të një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik”.

“Njerëzit nga EULEX-i kanë imunitet nga ndjekja penale, kanë kompetenca ekzekutive, nuk e njohin pavarësinë tonë. Ne nuk kemi asnjë rast të vetëm kur një zyrtar i EULEX-it i raporton institucioneve të Kosovës. Nuk i raportojnë Parlamentit, përfaqësuesve të zgjedhur të popullit. Dhe sërish, si UNMIK-u, kanë kujdes që në Kosovë të kemi paqe dhe siguri, por jo edhe aq drejtësi dhe demokraci. Kjo është vërtetë e pikëllueshme, pas 16 vjetëve të çlirimit, të duket sikur kanë kaluar 16 javë dhe jo 16 vjet”, ka theksuar mes tjerash Kurti.

Më Shumë

Iu përkeqësua gjendja shëndetësore, 60 vjeçari vdes në një kafiteri në Prizren

Një burrë ka vdekur sot në një kafiteri në Prizren. 60 vjeçarit, T.Q, për një moment i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Rastin e ka konfrmuar për...

I mituri sulmon policin brenda stacionit në Prizren – Zyrtari detyrohet të përdorë sprej për vetëmbrojtje

Një incident i pazakontë ka ndodhur brenda një stacioni policor në Prizren, ku një i mitur është përfshirë në një përplasje fizike me një...

Lajmet e Fundit