9 C
Prizren
E martë, 29 Prill, 2025

Kurti për grevat: Sindikalistët e PAN-it kanë inat antiqeveritar

Albin Kurti ka votuar sot, me rastin e zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje.

Pasi votoi, Kurti u deklarua për media, duke thënë se shpreson që të gjithë anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje të votojnë dhe të zgjedhin udhëheqje të mira në strukturat ekzistuese.

I pyetur nga Indeksonline për hapjen e shkollave, Kurti tha se pret që mësimi të fillojë sa më parë.

“Duhet që mësimi të fillojë sa më parë. Është dashur të fillojë me një shtator. Jam i bindur që nxënësit duan të shkojnë në shkollë, jam i bindur që prindërit duan që fëmijët e tyre të shkojnë në shkollë, jam i bindur që edhe mësimdhënësit duan të japin mësim nëpër shkolla. Këtë bindje ka edhe qeveria. Nuk duam që të bojkotohet shteti, sepse shkolla është shteti”, deklaroi Kurti.

Ai shtoi se Këshilli Grevist ka refuzuar të gjitha ofertat që qeveria i ka bërë.

“Është për të ardhur keq se si shkollimi në Kosovë po mbahet peng. Për përshtypjen time të fuqishme, në të gjitha takimet që kemi pasur, bëhet fjalë për një lloj inati antiqeveritar… prej sindikalistëve të PAN-it, të cilëve iu është ndalur sahati më 5 qershor 2017. Aty u ka ngelur sahati sindikalistëve të PAN-it. E tash dëshirojnë që t’ia bëjnë një shërbim PAN-it në opozitë, duke e bërë grevën armë kundër qeverisë”, shtoi kryeministri.

Në 46 qendra, zgjedhjet e LVV-së po mbahen për kryetar të partisë, kryetare të Grave të Vetëvendosjes dhe Rinisë së Vetëvendosjes.

Më Shumë

Gazetaria e sotshme dhe ajo hulumtuese, e skajshme, periferike dhe larg problemeve akute që po na rrethojnë

  Nga Musa Sabedini  E tërë lufta në gazetarinë ditore dhe informative ka për qëllim që të tregoj të vërtetën, që të thuhet ajo kur dhe...

Balje tha se do të rri në opozitë, nga VV thonë se patën pranuar ta bëjnë ministre

Duda Balje është shprehur se do të qëndrojë në opozitë, ndërsa nga Vetëvendosja pranuan se në negocimin e saj me Albin Kurtit, ka pasur...

Lajmet e Fundit