10.7 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Kurti: Republika e Kosovës është parlamentare dhe ajo organizohet rreth shumicës

kurti ne kuvendLideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nga foltorja e Kuvendit të Kosovës ka thënë se janë mbledhur sot për të shprehur pakënaqësitë me ndërprerjet e padrejta dhe të paligjshme të seancës dhe me mos vazhdimin e seancës konstituive e cila do ta bënte fillimin e legjislaturës së pestë të Kuvendit të Kosovës.

“PDK-ja, kjo parti-shtet e ka lënë pa Republikë po donë që ta lej edhe pa Kuvend. Jemi bërë bashkë që në vijim të luftohet krimi, korrupsioni, të hapet perspektiva për qytetarët pa asnjë dallim. Jemi dëshmitarë që seanca konstituive u ndërpre, pastaj ajo u vazhdua përsëri për tu ndërprerë dhe së fundi u shty që mos të vazhdohet”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se Republika e Kosovës është parlamentare dhe ajo organizohet rreth shumicës.

“Ne jemi zotuar sot që të vazhdojmë me punën tonë të përbashkët dhe qëndrimin tonë të përbashkët ta bëjmë bashkëveprim. Javën e ardhshme do të vazhdojmë me punën e institucioneve tona”, ka theksuar Kurti.

Më Shumë

Prizren/ Dorëzohet në polici një i dënuar me mbi 6 vite burg efektiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i kërkuar nga drejtësia është dorëzuar në polici dhe më pas është dërguar për vuajtjen e...

Derbi sonte në Suharekë

Sonte zhvillohet derbi i xhiros 23 në Superligën e Kosovës. Golden Eagle Ylli e pret Go+ Pejën në palestrën sportive ”13 Qershori” të Suharekë. Në duelet...

Lajmet e Fundit