3.2 C
Prizren
E enjte, 22 Janar, 2026

Kurti rrëfen negociatat me LDK-në: Jemi qarë e kemi qeshur

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një postimi të shkurtër në Facebook, ka përmbledhur periudhën e gjatë të negociatave me Lidhjen Demokratike të Kosovës për të arritur marrëveshje për bashkëqeverisje.

Marrëveshja e arritur mbrëmë, por e zyrtarizuar ditën e sotme përmes një konference të përbashkët për media mes Kurtit dhe kreut të LDK-së, Isa Mustafës, ndonëse nuk u zbulua në tërësi, u tha se do të përmbajë 15 ministri e 33 zëvendësministra.

Por, çështja kyçe në arritjen e marrëveshjes ka qenë dorëheqja e Glauk Konjufcës nga posti i kryeparlamentarit, post të cilin në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohet Qeveria Kurti, do të merret nga LDK-ja, raporton Koha.net.

Ndërkaq Kurti ka treguar se në negociatat që çuan në arritjen e marrëveshjes së koalicionit qeverisës, ka pasur të “qara” e të “qeshura”, mirëpo, siç thotë ai, “përherë të kujdesshëm që ndërmjet nesh të ndodhet një tavolinë”

“Në negociatat me LDK-në, njëri-tjetrit, i kemi ofruar kërkesa e i kemi kërkuar oferta, jemi qarë e kemi qeshur, përherë të kujdesshëm që ndërmjet nesh të ndodhet një tavolinë”, thotë Kurti.

Ndonëse e pranon se janë vonuar me negociata, thotë se “nuk është tepër vonë, pa dyshim”.

“Moti jemi marrë vesh, tash kemi edhe marrëveshje. Do të qeverisim bashkë”, theksoi kreu i VV-së, Albin Kurti, duke i falënderuar të gjithë për “mbështetjen dhe durimin”.

Më Shumë

Avokati Besnik Berisha mbi dyshimet për vjedhje votash brenda partive: Hajnat në burg, rinumërim gjithandej

Avokati Besnik Berisha ka reaguar pas autorizimit nga Prokuroria në Prizren për hetime të vjedhjeve të votave brendapartiake, ku më së shumti rezulton të...

Dyshime për manipulim votash në Prizren/ Prokuroria ruan konfidencialitetin e hetimeve

Prokuroria Themelore në Prizren nuk ka bërë të ditur se në çfarë janë hetimet rreth manipulimit të votave të kandidatëve për deputetë në Prizren...

Lajmet e Fundit