14.7 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Kurti: Së bashku e solidarë do ta tejkalojmë edhe këtë krizë energjetike

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur në mbledhjen e sotme të qeverisë në lidhje me tarifat e reja të vendosura nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

Kurti tha që nga fillimi i krizës energjetike, deri më tani janë ndarë nga buxheti 120 milionë euro, përcjell Klankosova.tv.

“Në kriza energjetike, si në çdo krizë tjetër, nuk ka zgjidhje ideale. Në ballafaqim me kriza nuk mund të kërkohet menjëherë një gjendje si para saj. Duhet të synohet një mënyrë për tejkalimin sa më të shpejtë të krizës për sa më shumë prej jush. Kur kërkohet të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike në një kohë që po shpenzojmë më shumë se ç ‘prodhojmë dhe kur çmimet e importit vazhdojnë të jenë më të larta se zakonisht, çka në fakt po kërkohet është që ose shteti të subvencionojë plotësisht importin e energjisë ose që mrekullisht të zhduket kriza energjetike”.

“E para është e papërballueshme, e dyta është e pamundur. Nga fillimi i krizës energjetike, me qëllim zbutjen e saj, deri më tani kemi ndarë nga buxheti 120 milionë euro. Në perspektivë, kjo është më shumë sesa buxheti për shtesat për lehona dhe fëmijë, shtesat për skemat sociale dhe pensionale, buxheti për barna esenciale dhe buxheti për pajisje moderne për policinë dhe zjarrfikësit, të gjitha këto marrë së bashku”, tha Kurti.

Tutje Kurti tha se zotimi për subvencionimin të energjisë elektrike për qytetarëve është “njëherit edhe thirrje ndaj qytetarëve për racionalizim të shpenzimeve të energjisë elektrike”.

“Sa më shumë që kursehet energjia elektrike aq më e vogël nevoja për import dhe aq më i vogël ndikimi i krizës energjetike te ekonomitë familjare. Energjia e kursyer është buxhet i kursyer i shtetit dhe xhep i kursyer i qytetarit. Solidariteti shoqëror në situata krize është i domosdoshëm, e ne jemi me fat që si popull, solidaritetin shoqëror e kemi virtyt kulturor e historik. Së bashku e solidarë do ta tejkalojmë edhe këtë krizë”, tha ai.

Më Shumë

Sot mbahet Kuvendi Zgjedhor i AAK-së në Prizren

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren i nënshtrohet sot procesit të brendshëm zgjedhor. Në ambientet e Hotel "Tesara", duke filluar nga...

Malisheva e shokon në fund Prishtinën

Malisheva ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Prishtina, sfidë që u zhvillua në Hajvali. Mysafirët arkëtuan pikët e plota me rezultat 0-1, ku...

Lajmet e Fundit