“Kurti s’mund të kandidojë”, reagojnë nga Vetëvendosje

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës para pak minutash ka publikuar aktgjykimin e plotë për rastin e votës së deputetit Etem Arifi, aktgjykim ky që rezultoi me rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Sipas njohësit të Kushtetutës, Ehat Miftarajt, një aktgjykim i tillë ia ndalon Albin Kurtit pjesëmarrjen në zgjedhje.

“Me këtë aktgjykim, Kushtetuesja ka rikonfirmuar atë që është thënë në vendim e parë, se të gjithë të dënuarit në tri vitet e fundit me vendim të formës së prerë nuk do të mund të kandidojnë për deputetë, përfshirë edhe Kurtin”, ka thënë Miftaraj.

Ndryshe nga Miftaraj mendon avokati Tomë Gashi, meqë sipas tij, Kurti ka të drejtë.

Pa reaguar nuk kanë qëndruar as nga Lëvizja Vetëvendosje. Anëtarja e VV’së, Tinka Kurti, ka thënë se “s’ka komplot që mund të ndalë fitoren e Vetëvendosjes”, shkruan Gazeta Express.

“Nuk ka kleçkë as komplot që mund ta ndalë vullnetin e popullit dhe fitoren e VETËVENDOSJE-s”, ka shkruar Tinka Kurti.

 

 

 

Më Shumë

Granit Xhaka arrin marrëveshje me Chelsean?

Chelsea po përgatit një ofertë për Granit Xhakën, me Xabi Alonson që i ka kërkuar pronarëve të klubit angles që të finalizojnë marrëveshjen për...

Kuvendi i Prizrenit miraton ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” për Adem Demaçin

Kuvendi Komunal i Prizrenit  ka miratuar unanimisht propozimin për ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” (pas vdekjes) për veprimtarin e njohur shqiptar, Adem...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit