Kurti takon bashkatdhetarët në aeroport, u premton lehtësira

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka vizituar ambientet e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ku është takuar me bashkatdhetarët që po vijnë për pushime në vendin tonë.

 

“Sot e vizitova aeroportin e Prishtinës dhe bashkëbisedova me bashkatdhetarët tanë, të cilit porsa kishin ateruar dhe po prisnin ta merrnin bagazhin dhe të shkonin në vendlindjen e tyre. Bashkëbiseduam për shërbimet në aeroport, por gjithashtu edhe për shpresat e tyre për të ardhmen. Qeveria e Republikës së Kosovës së fundmi ka marrë një vendim që i inkurajon bashkatdhetarët tanë të angazhohen për gjashtë muaj në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në kuadër të programit të diplomacisë qytetare”, ka thënë Kurti.

Ai tha se roli i mërgatës kosovare në çlirimin e Kosovës ka qenë shumë i rëndësishëm.

Më Shumë

Komuna e Malishevës dhe UNDP mbështesin katër projekte të shoqërisë civile

Komuna e Malishevës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) kanë nënshkruar marrëveshje financimi në kuadër të programit ReLOaD3, projekt i mbështetur...

“Nga fusha e blertë në vijën e frontit…” – Munishi nderon ish-futbollistin e Lirisë, Përparim Thaçi

Trajneri i Lirisë, Ismet Munishi, ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit prizrenas dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaçi, me një mesazh emocional të publikuar në...

Lajmet e Fundit