8 C
Prizren
E martë, 21 Tetor, 2025

Kurti uron festën e Bajramit, bën thirrje për solidaritet dhe mirënjohje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë festën e Kurban Bajramit.

Në mesazhin e tij, Kurti ka bërë thirrje për falënderim dhe për ndarjen e atyre që kanë më shumë nevojë.

“Me fat Bajrami! Gëzuar kjo festë që është edhe kujtesë për vlerat e sakrificës dhe devotshmërisë. Për të qenë falënderues për bekimet tona dhe për t’i ndarë me ata që kanë më shumë nevojë,” ka thënë kryeministri.

Ai ka bërë thirrje për përbashkim rreth thirrjes për vepra të mira.

“Për më shumë mirësi ndaj njëri-tjetrit, bujari e kujdes për të gjithë, e përbashkim rreth thirrjes për vepra të mira. Me zemra të hapura dhe duar të zgjatura njëri-tjetrit, në këtë Kurban Bajram, le të ndajmë gëzimin me të gjithë ata që na rrethojnë”, ka shkruar Kurti.

“Le të jemi zemërgjerë, jo vetëm me të mirat materiale, por edhe me kohën, dashurinë dhe mbështetjen tonë. U shtoftë solidariteti ndër ne. Sakrifica e dëlirë u bëftë shpërblim për më të mirën në ne,” ka përfunduar Kurti.

Më Shumë

Lulzim Fejzullahi – Nga pjatalarës në një prej afaristëve më të suksesshëm shqiptarë në Austri

Shkruan: Demir Reshiti Bashkatdhetari ynë Lulzim Fejzullahi, me prejardhje nga komuna e Klinës, është sot një nga emrat më të respektuar të sipërmarrjes shqiptare në...

Prizren: Konfiskohet BMW XM me targa zvicerane, drejtuesi me 114 gjoba nën ndalesë

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Prizren ka konfiskuar sot një veturë BMW XM me targa zvicerane, pasi drejtuesi i saj u kap duke...

Lajmet e Fundit