Kurti: Zgjedhje të parakohshme, por që paraprihen nga sundimi i ligjit

Kurti para gazetarëve bëri të ditur se zhvilloi takime bilaterale me shefin e Politikës së Jashtme e të Sigurisë së BE-së, Josep Borrell, si dhe me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ku sqaroi se takimi nuk ishte trelateral, sepse pala tjetër ka refuzuar një gjë të tillë.

Tutje, kryeministri Kurti foli për rrjedhën e takimeve që para katër muajsh e deri më tani, kur, siç u shpreh ai, sot u konfirmua që kemi marrëveshje , por nuk patëm takim, teksa kritikoi sjelljen joserioze të presidentit Vuçiq.

“Unë kam ardhur për t’u takuar për t’u marrë vesh që të kemi dakordësime e të ecim përpara”, tha kryeministri Kurti, derisa shtoi se jo gjithçka varet prej tij.

“Në fillim të takimit unë kam prezantuar një dokumentacion Borrell-it e Lajcak-ut lidhur me rrëmbimi n e tre policëve të Kosovës në Leposaviq, më 14 qershor, kur janë bërë më shumë se një javë e që po mbahen peng nga Serbia në burgun e Kralevës”, duke kërkuar që ta dënojnë agresionin e Serbisë ndaj Kosovës publikisht.

Tutje, kryeministri Kurti tha se është diskutuar edhe për de-eskalimin, ku nënkuptohet largimin e grupeve kriminale që menjëherë do të përcillej me zvogëlimin e trupave të policisë në ndërtesën komunave.

“Ndërkaq sa i përket zgjidhjes më të qëndrueshme, natyrisht se ka nevojë për zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veri me një proces qe i paraprihet nga sundimi i ligjit, nga një fushatë e hapur e fer dhe nga zgjedhjet e lira e demokratike”, tha mes tjerash Kurti.

Më Shumë

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Lajmet e Fundit