Kush ishte japonezi që luftoi në radhët e UÇK-së, kishte përdorur teknika të luftës tradicionale japoneze

Gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, shumë të huaj kishin marrë pjesë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania, Italia e Franca kishin ardhur për ta ndihmuar UÇK-në. Por pak janë ata që e dinë se në ndihmë UÇK-së i doli edhe një Japonez.

“Briska, shpata, thika. Këto i ka pasur. Në atë kohë nuk i interesojke kallashi, e unë si i ri e marak në kallash”, tha Shala.

Fillimisht, Kokimura kishte ngjallur dyshime por ai që kur kaloi kufirin Kosovë-Shqipëri, kishte treguar aftësitë e tij ushtarake.

E japonezin i cili luftoi për Kosovën e kujton edhe Sabit Gashi, ish-komandant i policisë ushtarake të UÇK-së në zonën e Pashtrikut i cili edhe ka shkruar libër për të, të cilin e titulloi ‘Japonezi’. Madje Gashi kujton edhe fjalët e tij.

“Sa më shumë që marrim pjesë në luftëra, ne e kemi respektin më të madh atje, na radhiten më shumë grada” tha Gashi për KlanKosova.

Ushtari japonez misionin e kishte përfunduar pas plagosjes në betejën e Kleçkës, ku nga aty u dërgua në Shqipëri për shërim, e më pas në Japoni. Që nga ajo kohë, nuk ka asnjë informatë për të.

Më Shumë

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Malisheva përforcohet me Keslin Shanin

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Keslin Shani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Shani vjen te Malisheva pasi...

Lajmet e Fundit