3.6 C
Prizren
E martë, 9 Mars, 2021

Kush pritet të jenë emrat e kabinetit qeveritar që do ta drejtojë Albin Kurti

Vetëvendosje thotë që ende nuk kanë diskutuar për emra në organet e partisë. Të pa konfirmuar janë disa emra për ministra.

Albin Kurti nuk i ka problem numrat për krijimin e qeverisë.

Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar bindshëm zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sipas llogaritjeve të deritashme, kjo parti i ka fituar 56 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa po pretendojnë që me numërimin e votave të diasporës dhe të atyre me kusht të rrisin këtë numër.

Por ky subjekt politik ka nisur negociatat edhe me deputetë nga komunitetet për ti bërë pjesë të grupit të tyre.

Deri më tani është konfirmuar vetëm Elbert Krasniqi, kryetar i partisë egjiptiane, IRDK.

E Danush Ademi nga radhët e komunitetit rom i ka kërkuar Kurtit ndërtimin e njëqind shtëpive në këmbim të votës për krijimin e qeverisë.

Ndërsa që brenda partisë po vazhdon diskutimi për ndarjen e ministrive.

Hisedarë në ekzekutiv do të jetë edhe Lista e Vjosa Osmanit, meqë Vetëvendosje pati lidhur bashkëpunim  me këtë iniciative e kanë garuar bashkë në një listë.

Në Vetëvendosje i kanë thënë shkurt televizionit që kjo çështje nuk është diskutuar ende brenda organeve të partisë.

Ani pse ende nuk ka asgjë zyrtare, ndër emrat që priten të jenë pjesë e Qeverisë është ai i Besnik Bislmit, Albulena Haxhiut,  Arben Vitisë, e Rozeta Hajdarit.

Të pa konfirmuar po ashtu janë informacionet që nga Lista e Vjosa Osmanit ministre e punëve të jashtme pritet të jetë Donika Gërvalla.

Në listën e Vjosa Osmanit thonë që ende s’kanë diskutuar për këtë temë.

Haxhi Avdyli që ka garuar në listën e Vetëvendosjes e ka marrë vota të mjaftueshme për të qenë deputet thotë që ende nuk kanë biseduar për ministri.

Por a do pranojë ai të jetë në krye të ndonjë ministrie?

Kurse në Kuvendin e Kosovës si kryetar i këtij institucioni pritet të kthehet Glauk Konjufca.

Megjithatë këto informacione mbetet vetëm si opsionale deri më tani,

Ndërkohë Mimoza Kusari, ndër figurat kryesoire të listës së LVV-së, nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së Kurtit. /Insajderi.org

Më Shumë

Kuvendarët e Prizrenit kërkojnë shtimin e bursave për studentë

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit kanë shprehur qëndrimin se në këtë proces ka pasur lëshime. Madje, kuvendarë të caktuar kanë deklaruar se...

Aksident mes dy veturave në Prizren, lëndohet një person

Një person ka marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në trafik. Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të...

Sërish lëndohet Strakosha

Lazio vijon përgatitjet për transfertën me Juventusin, e planifikuar për të shtunën në mbrëmje, teksa portieri shqiptar Thomas Strakosha është ndalur sërish për shkak...

Dy shtetas të huaj sulmohen nga persona të panjohur në Suharekë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 19:05 në Duhël të Suharekës është raportuar se dy shtetas të huaj janë...

Kandidati i PDK-së: Nuk ka mbetur asnjë rrugë tjetër përveç rinumërimit

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Petrit Hajdari, ka reaguar pas ngjarjeve të fundit rreth dyshimeve për manipulime të votave në zgjedhjet e...

Inspektorati në Prizren rrëzon dy objekte

Drejtoria e Inspektoratit e Komunës së Prizrenit, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se sot ka bërë rrënimin e dy objekte, për shkak...

Aksidentohet motokultivatori me rimorkio në të cilin ishin disa fëmijë në Caparc të Prizrenit

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Caparc të Prizrenit. Dje rreth orës 15:00, policia ka bërë të ditur se një...

Juventus, kurrë më keq në dekadën e fundit

Pas 24 javësh kampionat në Serie A, Juventus është 10 pikë larg nga kryesuesit e Interit, por sigurisht ka edhe një ndeshje për të...

Çmimet e Importit shënuan rritje në TM4 për 0.5% krahasuar me TM3 2020

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë pati ngritje për 0.5% në TM4 2020, krahasuar me TM3 2020. Ngritje më të mëdha të...

Detaje të reja për policin që plagosi dy qytetarë në Dragash

Një zyrtar policor ka plagosur dy qytetarënë Dragash, pas një mosmarrëveshje që ndodhi mes tyre. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban...

Për katër muaj, Qeveria pati më shumë shpenzime se të hyra

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar llogaritë qeveritare të Kosovës në bazë tremujore, ku thuhet se shuma e të hyrave të Qeverisë në...

Duda Balje mbetet jashtë Kuvendit, kaq vota mori

Partia Bashkimi Social Demokrat i Duda Baljes nuk ka arritur të futet në Kuvend pasi mori 2569 vota, kurse ish-deputetja ka arritur të marrë...

Reformat e Bidenit, shkarkohet drejtori i zyrës serbe në DFC për Ballkanin Perëndimor

Me ardhjen e presidentit Joe Biden në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndryshimet kanë prekur edhe marrëveshjen ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë....

Ky do të jetë moti gjatës javës që vjen

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se java e dytë e muajit mars do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Parashihen reshje në formë...

Ja sa vota mori Artan Abrashi në zgjedhjet e 14 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Por, edhe pse rezultatet s’janë shpallur akoma, tashmë po...

Malishevë: Dënim me kusht ndaj të akuzuarit që ka pranuar se kishte këputur kabllon elektrike

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, e ka dënuar me shtatë muaj burgim  me kusht të akuzuarin për veprën penale “asgjësimi, dëmtimi ose...

Lajmet e Fundit