Kush do të bëhet kryetar i LDK-së në Prizren, Anton Quni apo Haxhi Avdyli?

LDK-zyra ne PrizrenDega e LDK’së në Prizren po përballet me tensionim të garës për të parin e saj. Gara për të udhëhequr me këtë degë të LDK’së po zhvillohet ndërmjet Anton Qunit dhe Haxhi Avdylit.

Express merr vesh se Anton Quni ka marrë përkrahjen e LDK’së në qendër për këtë garë, ndërsa Haxhi Avdyli po përkrahet nga kryesia e vjetër e LDK’së në Prizren, të cilët dhe janë kundër që Quni të marrë udhëheqjen e degës.

Kështu pritet që gara të jetë e fortë dhe me tensione, pasi që vazhdimisht po dalin edhe shumë pakënaqësi nga ky proces zgjedhorë brenda kësaj dege.Ndryshe, LDK dega në Prizren po zhvillon procesin e zgjedhjeve të brendshme të degës pas dorëheqjes së Eqrem Kryeziut, i cili ka udhëhequr për vite të tëra me këtë degë./Gazeta Express/

Më Shumë

Hamza nga Prizreni: Më 7 qershor, të zgjedhim ndryshimin përballë krizës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë sonte në Prizren në prezantimin e kandidatëve për deputetë...

Sekuestrohen rreth 8 kg ari dhe argjend në Prizren, në vlerë mbi 460 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prizren, në koordinim me Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, si dhe në bashkëpunim me Doganën...

Lajmet e Fundit