9.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Një muaj paraburgim për sulmuesin e policëve, Ilir Sahitin

Gjykata themelore ne prizrenGjykata Themelore në Prizren, ia ka caktuar një muaj paraburgim Ilir Sahitit nga Prizreni.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale të sulmit ndaj personit zyrtar.

“I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 1(një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit, data 16.12.2014 nga ora 18:20, dhe do të zgjasë deri me datën 16.01.2015”, njoftoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj.

“I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal , se me datën 16.12.2014 rreth orës 18:15 minuta, në Prizren, në rrugën e Kukësit, sulmon personat zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, në atë mënyrë, derisa zyrtarët policor S.H. dhe SH.G. kanë qenë në pikë kontrolli duke kontrolluar shpejtësinë e lëvizjes së automjeteve në trafik”.

“A ty ndalojnë të pandehurin i cili drejtonte automjetin e markës ,,Ford,, me shenjë regjistrues 04-344-EJ, me një shpejtësi të madhe, duke e tejkaluar shpejtësinë e cila ka qenë e caktuar me shenjën e trafikut në atë pjesë të rrugës”.

“Pas ndalimit që i bëhet të pandehurit, i pandehuri filloi të bërtiste,, se a e dini kush jam unë, keni me paguar shtrenjtë, duke i fyer me fjalë të rënda, në atë moment zyrtarët policor e ndërmarrin veprimin për ta arrestuar të pandehurin i cili kundërshtonte duke i shtyrë dhe shqelmuar zyrtarët policore”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rreth 100 punëtorë të lënduar këtë vit

Përveç dhimbjeve dhe pamundësisë për të lëvizur, Rexhep Gashi brengosej edhe për mbulimin financiar të trajtimit të tij. I shtrirë prej ditësh në Klinikën e...

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionin po vazhdon deklarimi i pasurisë së zyrtarëve publikë. Pasurinë në këtë agjenci e ka deklaruar edhe kryetari i Komunës...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit