16.8 C
Prizren
E enjte, 9 Maj, 2024

Kushtetuesja ‘bllokon’ bisedimet me Holandën për Specialen

Çfarëdo vendimi që mund të nxjerr Gjykata Kushtetuese për atë se çfarë ka ndodhur në seancën e 3 gushtit, kur janë votuar amendamentet kushtetuese për Gjykatën Speciale

Deputetët e opozitës mund të ndihen rehat së paku për një gjë.

Burime të RTV Dukagjinit kanë treguar se si institucionet e Kosovës, gjegjësisht Qeveria dhe Ministria e Punëve të Jashtme, nuk do të marrin asnjë hap për të negociuar me Holandën për Specialen, derisa Gjykata Kushtetuese të dalë me aktvendim përfundimtar në kërkesën e deputetëve të partive opozitare, të cilët tashmë kanë deponuar materialin me të cilin pretendojnë se ka pasur shkelje kushtetuese gjatë seancës së 3 gushtit.

Këto burime kanë rrëfyer se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, do të jenë ekipet teknike të ministrisë së Drejtësisë dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme që do të negociojnë marrëveshjen ndërkombëtare se ku përfundimisht do të jetë selia qendrore e Gjykatës speciale.

Askush nga zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, Ministrisë së drejtësisë dhe asaj të MPJ nuk kanë dashur të flasin me arsyetimin se kjo çështje është teknike e jo politike.

Ish ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, disa herë ka përmendur se shteti i tij është i gatshëm që selia qendrore e speciales të jetë në Hagë, por që para se kjo të ndodh duhet që parlamenti holandez me shumicë votash të miratojë një kërkesë të tillë e më pas që marrëveshja e arritur mes institucioneve të Kosovës dhe Holandës të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës.

RTV Dukagjini ka raportuar se ka hezitime edhe vet brenda institucioneve të shtetit holandez nëse duhet aprovuar një kërkesë të tillë që selia qendrore e Gjykatës speciale të jetë në Hagë.

Më Shumë

Beteja vendimtare mes Pejës dhe Yllit

Të shtunën zhvillohet ndeshja e pestë dhe vendimtare mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit. Skuadra që shënon fitore, do t’i bashkohet Trepçës në finale të...

Vdiq infermieri dhe veterani i UÇK-së, Skender Sokol Hoti nga Rahoveci

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se, pas një sëmundjeje të rëndë, është ndarë nga jeta veterani i UÇK-së, Skender Sokol Hoti nga...

Lajmet e Fundit