10 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Kushtetuesja kërcënon Këshillin Prokurorial

GjykataKushtetuese-e-KosovesDo të shembet i gjithë procesi i përzgjedhjes dhe nominimit të kryeprokurorit të Shtetit, nëse për të Këshilli Prokurorial nuk e informon “në hollësi” Gjykatën Kushtetuese.

Ky kërcënim i ka mbërritur të hënën forumit më të lartë vendimmarrës të organit të akuzës, nëpërmjet një letre të nënshkruar nga kryetari i Kushtetueses, Enver Hasani.

Gjatë javës së kaluar dy institucionet ishin përplasur me Këshillin Prokurorial që insiston se informatat relevante për procesin e parë, të kontestuar të zgjedhjes së kryeprokurorit tashmë ia ka dërguar Gjykatës Kushtetuese, dhe me këtë të dytën që vazhdon të kërkojë informatat edhe për procesin e dytë, ndaj të cilit askush nuk është ankuar. Përplasja ka vazhduar bllokimin e zgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit, që vazhdon prej verës së shkuar.

Letra e dërguar të hënën nga Kushtetuesja përmban tone kërcënuese ndaj Këshillit Prokurorial, i cili thuhet se do të mblidhet të martën për të shqyrtuar situatën e re të krijuar..

Previous article
Next article

Më Shumë

Totaj priti koordinatorin e ri të OKB-së, Stephen O’Malley

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim kurtuazie Koordinatorin e ri për Zhvillim të Kombet e Bashkuara në...

AURON vjen me këngë të re GJYNAH!

AURON në botën e muzikës ka hyrë fuqishëm dhe po vazhdon të sjell këngë te bukura ku se fundmi ka sjell edhe këngën e...

Lajmet e Fundit