Situatë e pashpresë

Behxhjet pacolliBehgjet Pacolli mendon se situata në Kosovë është e pashpresë dhe se Koalicioni PDK-LDK do ta ketë të vështirë të mbijetojë, edhe pse në letra ngjan me koalicionin gjerman.

Kështu ka deklaruar ai, në një intervistë për Epokën e Re.

Pacolli ka paralajmëruar fuqizimin e AKR’së në skenën politike, duke thënë se ky subjekt politik u duhet qytetarëve të Kosovës, ndërsa ka bërë me dije se do të ketë ndryshime në ekipin dhe strukturat e partisë.

Lideri i AKR’së, në këtë intervistë, ka folur edhe për çmimin “Nderi i Kombit” që i është dhënë nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, duke thënë se me këtë dekoratë nuk është nderuar vetëm ai, por e gjithë Kosova.

Duke iu kundërpërgjigjur kritikëve, ai ka thënë se këtë çmim nuk e ka blerë, por e ka fituar me punë.

“Mos u bëni qesharakë me mitologjinë e blerjes së titujve. Nëse do të doja, do kisha blerë pushtet, institucione ose vota”, ka deklaruar Pacolli.

Më Shumë

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Nisin manifestimet për Ditën e Çlirimit dhe Dëshmorëve në Malishevë

Në Komunën e Malishevë kanë nisur aktivitetet për shënimin e 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve, me një program të...

Lajmet e Fundit