24.8 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Kushtetuesja refuzon kërkesën e Avokatit të Popullit

GjykataKushtetuese-e-KosovesGjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e Avokatit të Popullit lidhur Dekretin e presidentes për vazhdimin e mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Në kërkesën e Avokatit të Popullit drejtuar Kushtetueses, pretendohet se Dekreti i presidentes është jokushtuetues. Por Gjykata në vendimin e saj ka nxjerrë të kundërtën. Kushtetuesja ka konkluduar se procedura e ndjekur nga presidentja është në pajtueshmëri me Kushtetutën, transmeton RTK.

Procedura e ndjekur nga presidentja Atifete Jahjaga për vazhdimin e mandatit të tre gjyqtarëve ndërkombëtarë, është në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës. Këtë konkludim ka nxjerrë Gjykata Kushtetuese, duke hedhur poshtë pretendimet e Avokatit të Popullit, i cili Dekretin e presidentes të datës 31 gusht, e konsideron jokushtetues. Kërkesën e Avokatit të Popullit, Gjykata Kushtetuese e ka refuzuar si kërkesë qartazi të pabazuar.

Paneli i Gjykatës Kushtetuese i përbërë nga 7 anëtarë, përfshirë edhe dy gjyqtarët ndërkombëtarë ka konstatuar se Dekreti i nxjerrë nga Presidentja, është në linje me obligimet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, të inkorporuara në Marrëveshjen Ndërkombëtare, të lidhur ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe të ratifikuar nga Kuvendi.

Gjykata Kushtetuese thekson se neni 84.19, i Kushtetutës, i cili thotë se “Presidenti i Republikës së Kosovës emëron gjyqtarët për Gjykatën Kushtetuese, me propozimin e Kuvendit, ka të bëjë me emërimin e gjyqtarëve të rinj kosovarë në Gjykatë, ndërsa Dekreti ka të bëjë me vazhdimin e mandatit të gjyqtarëve të tanishëm ndërkombëtarë dhe kësisoj, ky nen i Kushtetutës nuk është i aplikueshëm në rastin e tanishëm.

Gjykata thekson se edhe mandati i gjyqtarëve ndërkombëtarë dallon dhe është i përcaktuar me kontratë të ofruar nga aktorë ndërkombëtarë. Gjykata vëren se argumentet e parashtruesit të kërkesës kryesisht ndërlidhen me përmbajtjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare të lidhur ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian nëpërmjet këmbimit të letrave, e ratifikuar nga Kuvendi me 23 prill 2014, edhe pse parashtruesi pohon se ai sfidon vetëm kushtetutshmërinë e Dekretit. Prandaj, parashtruesi nuk e ka mbështetur pretendimin e tij dhe nuk ka provuar se Dekreti është jokushtetues.

Duke pasur parasysh këto argumente, Gjykata ka vendosur të deklarojë kërkesën të papranueshme dhe të refuzojë kërkesën për masë të përkohshme.

Më Shumë

Përfundon takimi i liderëve – Abdixhiku: Një farsë publike, Kurti me qëndrime të pandryshuara

Ka përfunduar takimi i thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me liderët e partive parlamentare, me synimin për të zhbllokuar situatën politike...

“Hidroregjioni Jugor” intensifikon masat për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka nisur ndërmarrjen e një sërë masash konkrete për të përmirësuar gjendjen e rrjetit të ujësjellësit në komunën...

Lajmet e Fundit