Kuvendi i Prizrenit mori vendim të kundërligjshëm për autorizimin e huamarrjes nga BERZH-i

Është vlerësuar i kundërligjshëm vendimi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit për dhënien e autorizimit për huamarrjen në vlerë prej 5 milionë eurove nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim .

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka vlerësuar se vendimi “është në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi”.

Kuvendi i Prizrenit muajin e kaluar pati marrë vendim për huamarrjen nga BERZH-i në vlerë prej 5 milionë eurove, me të cilën parashihet financimi i efiçiencës së energjisë në 100 ndërtesa në pronësi komunale.

No photo description available.

Më Shumë

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Inspektorati komunal i Malishevës apelon për respektim të orarit të grumbullimit të mbeturinave nga bizneset

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë me përpikëri orarin e grumbullimit të mbeturinave...

Lajmet e Fundit