5.6 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Kuvendi i Suharekës harmonizon me ligj përbërjen e Komitetit për Politikë e Financa

Kuvendi i Komunës së Suharekës në përpjekjen e dytë ka arritur që përbërjen e Komitetit për Politikë e Financa ta harmonizojë me legjislacionin në fuqi.

Vendimi i fundit i Kuvendit të Komunës së Suharekës për plotësim-ndryshimin e përbërjes së KPF-së tashmë ka marrë miratimin nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo ministri përmes një shkrese të dërguar në adresë të kryetarit të komunës, Bali Muharremaj, dhe kryesuesit të KK-së, Bexhet Kuçi, ka konfirmuar se përbërja e ndryshuar e KPF-së është në pajtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi, përkatësisht se plotëson kriterin e barazisë gjinore.

Kuvendi i Komunës së Suharekës në seancën e mbajtur më 26 shtator 2018 ka miratuar vendimin për zëvendësimin e një anëtari të KPF-së me një anëtare, për shkak të detyrimit ligjor për respektimin e strukturës gjinore.

Kjo është hera e dytë që KK-ja e Suharekës ndryshon përbërjen e KPF-së, për të siguruar përfaqësimin gjinor në përputhje me legjislacionin.

Më Shumë

Nxënësit e shkollës profesionale në Kijevë me iniciativë për dhurim gjaku dhe solidaritet

Nxënësit dhe mësimdhënësit e Shkollës Profesionale “Lasgush Poradeci” në Kijevë kanë prezantuar projektin e tyre humanitar dhe edukativ “Shkolla dhuron – Kosova shpëton”, në...

Sevilay Igci-Hapçi emërohet kryesuese e Komitetit për Komunitete në Prizren

Anëtarja e Këshillit të Partisë Demokratike Turke të Kosovës - dega në Prizren (KDTP), Sevilay Igci-Hapçi, është zgjedhur kryesuese e Komitetit për Komunitete në...

Lajmet e Fundit