Kuvendi i Suharekës harmonizon me ligj përbërjen e Komitetit për Politikë e Financa

Kuvendi i Komunës së Suharekës në përpjekjen e dytë ka arritur që përbërjen e Komitetit për Politikë e Financa ta harmonizojë me legjislacionin në fuqi.

Vendimi i fundit i Kuvendit të Komunës së Suharekës për plotësim-ndryshimin e përbërjes së KPF-së tashmë ka marrë miratimin nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo ministri përmes një shkrese të dërguar në adresë të kryetarit të komunës, Bali Muharremaj, dhe kryesuesit të KK-së, Bexhet Kuçi, ka konfirmuar se përbërja e ndryshuar e KPF-së është në pajtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi, përkatësisht se plotëson kriterin e barazisë gjinore.

Kuvendi i Komunës së Suharekës në seancën e mbajtur më 26 shtator 2018 ka miratuar vendimin për zëvendësimin e një anëtari të KPF-së me një anëtare, për shkak të detyrimit ligjor për respektimin e strukturës gjinore.

Kjo është hera e dytë që KK-ja e Suharekës ndryshon përbërjen e KPF-së, për të siguruar përfaqësimin gjinor në përputhje me legjislacionin.

Më Shumë

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut nga Malisheva që vdiq në Itali

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të...

Lajmet e Fundit