Kuvendi vendos të mos diskutojë për Kumanovën

Me 50 vota kundër, 29 për dhe 5 abstenime, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur ta fusin si pikë të rendit të ditës, diskutimin për ngjarjet e fundit në Kumanovë.

Propozimi erdhi nga Lëvizja Vetëvendosje!, por nuk u përkrah nga pozita me arsyetimin se duhet të kenë më shumë informata për atë çfarë ka ndodhur në Kumanovë.

Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, ka thënë se është e domosdoshme që të diskutohet për gjendjen në Kumanovë.

Më Shumë

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Lajmet e Fundit