14.5 C
Prizren
E diel, 15 Qershor, 2025

Kuvendit të Malishevës i jepen tri rekomandime

Komiteti për Komunitete, organ i Kuvendi të Komunës së Malishevës, nën drejtimin e kryesuesit të këtij komiteti, Labinot Gashi, ka mbajtur mbledhjen e rregull. Në këtë mbledhje, u shqyrtua raporti i punës së Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, ndërsa në fund, komiteti ka dhënë edhe tri rekomandime, që do ti bëhen Kuvendit të Komunës, për planifikimin buxhetor.

Fillimisht drejtori i arsimin, Avdi Morina, raporti për punën e kësaj drejtorie në gjashtë mujorin e parë, si dhe për procesin e regjistrimit të nxënësve në vitin e ri shkollor. Sipas drejtorit, është përmbyllur një vit i suksesshëm, sidomos në infrastrukturën shkollore, por edhe në suksese në mësime, suksese të cilat vet nxënësit, i kanë arritur në garat e ndryshme shkollore. Po ashtu, edhe testi i maturës ka qenë shumë i suksesshëm, ku maturantët tanë kanë treguar rezultat të mirë, sikur që edhe testi i arritshmërisë ka dalë me rezultat të mirë. Sa i përket regjistrimit, drejtori Morina tha se janë duke u regjistruar nxënësit në shkollën e mesme, në gjimnaz dhe dy shkollat profesionale.

Anëtarët e komitetit, duke e shqyrtuar këtë raport, kërkuan nga drejtoria, që të mos lejoj mbingarkesë në klasa, pasi hapësira është e mjaftueshme.

Në fund, komiteti miratoi edhe tri rekomandime për Kuvendin e Komunës. Rekomandimi i parë është që të ndahen mjete për përfundimin e kanalizimit në Kijevë, ndërsa rekomandimi i dytë ishte për ndarjen mjeteve për vendosjen e shenjave në rrugë, sidomos në vendet e frekuentuara, siç janë shkollat. Dhe rekomandimi i tretë, ishte për ndarjen e mjeteve për zgjidhjen e çështjes së banimit, për dy familje të komunitetit RAE. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kurti e Vitia marrin pjesë në përurimin e renovimit të Repartit të Pulmologjisë, në Prizren

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të vizitojnë sot Prizrenin.   Ata do të marrin pjesë...

Zafir Berisha ndahet nga NISMA

Zafir Berisha e ka bërë publike ndarjen e tij nga Nisma Socialdemokrate. Ai në Facebook ka shkruar se nga sot, aktivitetin e tij politik...

Lajmet e Fundit