11.2 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Ky është i arrestuari për sulmin seksual ndaj 12 vjeçares në Prizren

Policia në Prizren ka arrestuar të dyshuarin për sulm seksual ndaj 12 vjeç ares.

I dyshuari i përfshirë në këtë rast është F. Berati, shtetas i Shqipërisë.

Ai po dyshohet se e kishte prekur në pjesët intime vajzën e gruas me të cilën bashkëjetonte në prani të saj. Kjo e ka shokuar dhe tmerruar nënën, e cila e ka raportuar rastin dhe ka dëshmuar para hetuesve se si ndodhi ngjarja ndodhi në banesën e tyre.

Pasi është marrë deklarata e nënës së vajzës, e mitura është dërguar për ekzaminime mjekësore dhe më pastaj që të dyja janë dërguar në përkujdesje institucionale.

Ndërkohë që me t’u përfunduar procedurat policore, me urdhër të prokurorit, 33-vjeçari është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh. Ai do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’./Gazeta Sinjali

Më Shumë

Trepça pa telashe ndaj Bashkimit edhe pa dy lojtarë të rëndësishëm

Bashkimi edhe një herë ka dështuar të rivalizojë Trepçën. Të dielën mbrëma në “Sezai Surroi” në Prizren, Trepça fitoi bindshë, 89:71, në kuadër të xhiros...

Suhareka triumfon në Prizren

Suhareka arriti një fitore të rëndësishme 4–2 ndaj Prizrenit, duke marrë tri pikë të vlefshme në luftën për mbijetesë, raporton PrizrenPress. Pjesa e parë përfundoi...

Lajmet e Fundit